Vetëvendosje lë fajtore LDK-në për dështimin e bërjes së koalicionit

Vetëvendosje lë fajtore LDK-në për dështimin e bërjes së koalicionit

Lëvizja Vetëvendosje e akuzon Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), se nuk ishte e gatshme ta dërgonte PDK-në në opozitë. Albulena Haxhiu deputete e Vetëvendosjes i ka thënë Insajderit se pavarësisht takimeve, harmonizimi i programeve nuk ka ndodhur për shkak të LDK-së. “Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit ne jemi angazhuar në drejtim të […]

“Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit ne jemi angazhuar në drejtim të jetësimit të këtij rezultati. Pra duke parë që zgjedhjet e 11 qershorit shënuan një kthesë të rëndësishme në skenën politike dhe duke parë që qytetaret votuan kundër klanit Pronto, ne kemi treguar gatishmërinë tonë që PDK ta qojmë në opozitë”.

“Fatkeqësisht nuk e kemi parë këtë gatishmëri edhe nga ana e LDK. Pra ndonëse në ato pak takimet tona ishim dakorduar që do të harmonizojmë programet kjo nuk ka ndodhur për shkak të hezitimit të LDK”, ka thënë ajo.

Në ndërkohë sot gjatë ditës, kandidati i LDK-së dhe koalicionit LAA për kryeministër Avdullah Hoti ka akuzuar pikërisht Vetëvendosjen se kanë qenë gjithmonë bashkë me PDK-në.

“Këto dy parti gjithmonë kanë bashkëpunuar për dhunë. Kur kryetari i kuvendi lejonte që të futej deputet që përdornin dhunë dhe tash gjoja kacafytën. Këto dy parti janë marrë vesh për të bashkëpunuar edhe në Prishtinë. Kanë bashkëpunuar kundër Kosovës dhe sot dalin në debate që janë false”, ka deklaruar gjatë ditës Hoti./Insajderi.com

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj