Unioni serb kërkon hetim për gazetarët e vrarë në Kosovë

Unioni serb kërkon hetim për gazetarët e vrarë në Kosovë

Në 19-vjetorin e zhdukjes së dy gazetarëve serbë të Radio Prishtinës, një union i gazetarëve në Serbi ka kërkuar hetim të ri për vdekjet e tyre – dhe të gazetarëve të tjerë të rrëmbyer dhe vrarë në Kosovë. Me rastin e 19-vjetorit të rrëmbimit të dy gazetarëve serbë të Radio Prishtinës gjatë luftës në Kosovë, […]

Në 19-vjetorin e zhdukjes së dy gazetarëve serbë të Radio Prishtinës, një union i gazetarëve në Serbi ka kërkuar hetim të ri për vdekjet e tyre – dhe të gazetarëve të tjerë të rrëmbyer dhe vrarë në Kosovë.

Me rastin e 19-vjetorit të rrëmbimit të dy gazetarëve serbë të Radio Prishtinës gjatë luftës në Kosovë, një union i mediave serbe, UNS, i ka bërë thirrje EULEX-it, OKB-së, UNMIK-ut, Prokurorisë së Krimeve të Luftës në Serbi dhe Gjykatës së Krimeve të Luftës në Kosovë, që t’i hetojë këto vrasje dhe të tjera dhe gjithashtu të punohet për zbulimin e rrëmbimeve të gazetarëve dhe punëtorëve të medias në Kosovë.

“UNS dhe (dega e saj në Kosovë) DNK i nxisin këto institucione që përmes një fushate publike dhe përmes një programi për mbrojtjen e dëshmitarëve të inkurajojnë individët të flasin për krimet kundër gazetarëve”, tha në një njoftim për shtyp UNS.

Dy gazetarë serbë të radios, Gjuro Slavuj dhe Ranko Pereniq, u rrëmbyen gjatë konfliktit të vitit 1998 në rrugën mes Rahovecit dhe Zoqishtit. Ata nuk u panë më kurrë.

Slavuj dhe Pereniq u rrëmbyen kur raportuan për kthimin e murgjve ortodoksë serbë në manastirin afër Zoqishtit. Sipas UNS, ata ishin në një zonë të kontrolluar nga UÇK. Trupat dhe makina e tyre nuk u gjetën më kurrë.

Një memorial kushtuar dy gazetarëve u ngrit në gusht 2014, në 16 vjetorin e rrëmbimit të tyre, ku në gjuhën serbe dhe shqipe lexohej: “Në këtë vend më 21 gusht 1998 janë kidnapuar kolegët tanë gazetarë, Gjuro Slavuj dhe Ranko Pereniq. Jemi në kërkim të tyre. UNS.”

Që atëherë, sipas UNS, memoriali është sulmuar pesë herë dhe përgjegjësit nuk janë gjetur.

Në deklaratën e vet për shtyp, UNS kujton se edhe raste të tjera të rrëmbimeve dhe vrasjeve të gazetarëve serbë në Kosovë janë të pazgjidhura.

“Lubomir Knezeviq, gazetar i gazetës “Jedinstvo” të Prishtinës dhe korrespondent i “Politika” u rrëmbye më 6 maj 1999, pranë Vushtrrisë. Aleksandar Simoviq, gazetar dhe përkthyes, u zhduk më 21 gusht 1999, në Prishtinë. Një pjesë e eshtrave të Simoviqit u gjetën në fshatin Abri pranë Glogovacit. Momir Stokuça, një fotoreporter, u vra më 21 shtator 1999, në një shtëpi në qendër të Prishtinës. Punonjësi i medias Milo Buleviq u mor nga UÇK më 25 qershor 1999, pranë qendrës së refugjatëve në Prishtinë. Marjan Melonasi, gazetar serb i Radio Kosovës, u zhduk më 9 shtator 2000 në Prishtinë,” tha UNS.

Unioni shtoi se edhe gazetarët shqiptarë të Kosovës ishin vrarë gjatë kësaj periudhe. Nga vitet 1999 deri në 2005 humbën jetën Afrim Maliqi, Enver Maloku, Shefki Popova, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti.

Në fillim të këtij muaji, UNS njoftoi gjithashtu se Krist Gegaj, një redaktor nga RTV Prishtina, u vra në Istog në shtator 1999.

“Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjet apo zhdukjet e këtyre gazetarëve dhe punonjësve të medias”, shtoi UNS.

Kreu i Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, tha në një deklaratë të veçantë të hënën se çështja Slavuj dhe Pereniq mbetet “një njollë e madhe për ata në Kosovë që po kujdesen për vendosjen e sundimit të ligjit”.

“Një shoqëri e bazuar në tolerancën ndëretnike në Kosovë nuk do të jetë e mundur derisa familjet e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë së tyre të mësojnë të vërtetën”, përfundoi Gjuriq.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike