Trajneri juventin: Bonucci bëri gabim që e braktisi Juventusin

Trajneri juventin: Bonucci bëri gabim që e braktisi Juventusin

Në ditën e 50-vjetorit të tij, Massimiliano Allegri flet për shumë tema nga largimi i Leonardo Bonuccit e deri tek 2 finalet e humbura në Champions League ndaj Barcelonës dhe Realit të Madridit. Kalimi i një lojtari ikonë si Bonucci nga bardhezinjtë te Milani në këtë merkato ka zhgënjyer jo pak tifozët e kampionëve të […]

Në ditën e 50-vjetorit të tij, Massimiliano Allegri flet për shumë tema nga largimi i Leonardo Bonuccit e deri tek 2 finalet e humbura në Champions League ndaj Barcelonës dhe Realit të Madridit. Kalimi i një lojtari ikonë si Bonucci nga bardhezinjtë te Milani në këtë merkato ka zhgënjyer jo pak tifozët e kampionëve të Italisë, por Allegri thekson se nuk ka asnjë faj për largimin e mbrojtësit 30-vjecar.

“Më vjen shumë keq që ai vendosi të largohet sepse Leo do të ishte kapiteni i ri i Juventusit, një njeri simbol që do tu transmetonte në dhomat e zhveshjes shokëve të skuadrës, ADN e tij bardhezi. Megjithatë Bonucci bëri zgjedhjen e tij dhe për këtë nuk ka faj askush. As ai as klubi dhe aq më pak trajneri”.

Të Dielën Juventusi luan trofeun e parë sezonal pasi do të sfidojë Lazion në Superkupën e Italisë. Por edhe pse bëhet fjalë për një kompeticion të rëndësishëm vështrimi i Allegrit shkon akoma më larg.

” Cilën finale të Championsit do të doja të riluaja? Dua të luaj në Kiev vitin e ardhshëm. Por për ta arritur një mision të tillë duhet të rinisim gjithcka nga ajo finale e humbur ndaj Realit në Cardiff. Duhet të kemi dëshirë dhe besim se mund tia dalim pasi nëse arrimë sërish në një finale Championsi kjo mund të jetë e treta e vërteta për ne dhe mund ta fitojmë. Titulli i 7-t rradhazi në Itali? Dua të them vetëm që 7-ta është një numër i bukur. Lojtarët që kam aktualisht në skuadër kanë Adn fituese ndërsa edhe prurjet e tjera te Juventusi kanë ditur gjithmonë që shpalosin vlerat e tyre, kështu që unë besoj te fitimi i një tjetër Scudeto-je”.

Në fund një vlerësim edhe për kapitenin dhe portierin Gianluiggi Buffon. “Pa i hequr meritat askujt, Giggi është një futbollist i ndryshëm nga të tjerët. Është kështu dhe pikë. Mendoj se ai do të ketë një ardhme të madhe si drejtues te Juventusi”, deklaroi Massimiliano Allegri.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova