Trajneri i Shkëndijës drejtuar Milanit: Do të kërkojmë rezultat pozitiv (Video)

Trajneri i Shkëndijës drejtuar Milanit: Do të kërkojmë rezultat pozitiv (Video)

Në kuadër të përgatitjeve para ndeshjes kualifikuese në kuadër të Ligës së Evropës kundër Milanit, Shkëndija ka kryer seancën stërvitore në Itali, ndërsa trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani kanë dalë në një konferencë për media.  Skuadra nga Tetova të enjten mbrëma do të zbarkojë në San Siro për ndeshjen historike kundër Rossonerëve, në përpjekje […]

Skuadra nga Tetova të enjten mbrëma do të zbarkojë në San Siro për ndeshjen historike kundër Rossonerëve, në përpjekje që të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Trajneri ka thënë se të gjithë e njohin Milanin dhe e dinë historinë e klubit të madh italian, mirëpo Shkëndija është e gatshme të japë më të mirën kur të dalë në fushë.

“Kemi respekt të madh për Milanin, mirëpo do të mundohemi të përgjigjemi sa më mirë që dimë të luajmë”, ka thënë ai.

Osmani ka pranuar se Rossonerët janë favoritë, mirëpo ka thënë se skuadra e tij do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv.

Formacioni pritet të jetë i ngjashëm me atë kundër Vardarit, ndërsa Juniori i shkualifikuar do të zëvendësohet me një lojtar tjetër.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Shkup, ashtu që përballja e parë do të jetë shumë e rëndësishme për planifikimin e rezultatit të mëtejmë.

Për këtë arsye, nevojitet një taktikë e mirë dhe përgatitje maksimale për këtë sfidë. Natyrisht edhe mbështetja e madhe e tifozëve dhe kjo nuk mungon në asnjë moment, pasi shqiptarët nga të gjitha trevat janë bashkuar për t’i dhënë kurajë dhe zemër Shkëndijës.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin