Trajneri i Dinamo Zagrebit: Skënderbeu u kualifikua falë shpirtit luftarak

Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvitanoviç, ka uruar Skënderbeun për kualifikimin në fazën në grupe të Ligës së Europës, duke e cilësuar më se të merituar. “Do të jem i sinqertë, ekipi që e ndjeu më shumë në zemër dhe luftarak në këto 180 minuta u kualifikua dhe unë i përgëzoj për këtë. Është […]

“Do të jem i sinqertë, ekipi që e ndjeu më shumë në zemër dhe luftarak në këto 180 minuta u kualifikua dhe unë i përgëzoj për këtë. Është shumë pak të luash vetëm 45 minuta në këto ndeshje dhe të synosh kështu kualifikimin në Ligën e Europës.

Na ndodhi në të dy pjesët e para, nuk ia dolëm mbanë përballë një kundërshtari agresiv, kemi bërë shumë gabime, ishim shumë statikë, nuk lëviznim pa top, as fitonim duele”, tha Cvitanoviç pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë ne ishim më të shpejtë dhe luanim më thjeshtë. Krijuam 3-4 mundësi shënimi, por nuk dërguam topin në rrjetë. Nuk dua të gjykoj askënd, por në disa situata gjyqtari ishte nën trysni.

Jemi jashtë Europës pas 11 vitesh por duhet të mbajmë kokën lart. Pas 90 minutave pa energji dhe përqendrim nuk mund të presësh sukses. Unë jap më të mirën time, por nëse kjo nuk mjafton, nuk është faji im”, tha trajneri, duke fajësuar kësisoj lojtarët e tij.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova