Trafikimi i armëve nga Rinasi, policia arreston një person

Trafikimi i armëve nga Rinasi, policia arreston një person

Policia vuri në pranga një prej personave që tentoi të dërgonte pakot me pjesët e kallashnikovëve drejt Londrës, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkë-punëtori i tij. Uniformat blu kanë arrestuar 32-vjeçarin Saimir Çullhaj,  banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve”, ndërsa në kërkim është shpallur një 47-vjeçar nga Durrësi. Policia […]

Policia vuri në pranga një prej personave që tentoi të dërgonte pakot me pjesët e kallashnikovëve drejt Londrës, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkë-punëtori i tij.

Uniformat blu kanë arrestuar 32-vjeçarin Saimir Çullhaj,  banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve”, ndërsa në kërkim është shpallur një 47-vjeçar nga Durrësi.

Policia ka arritur të dokumentojë se këta 2 persona janë autorët e dërgimit të tre pakove, në një prej agjencive të postës së shpejtë, ku brenda tyre janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, shkruan Top Channel.

Pakot kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu në momentin e kapjes së shtetasit Saimir Çullhaj, në trupin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit marijuanë “çokollatë”, ndërsa në banesën e 47 vjeçarit të shpallur në kërkim, policia gjeti 4.5 kg kanabis si dhe 32 bimë narkotike të kultivuara.

Për këtë rast u ngrit një grup hetimor special me përbërjen e gjithë agjencive ligj-zbatuese, ndërsa kontakt i vazhdueshëm është mbajtur edhe me shërbimet partnere. Zbulimi i kësaj tentative trafikimi të armëve luftarake, përmes aeroportit të Rinasit, vjen në një kohë kur policia ka shtuar masat anti-terror, pas disa sulmeve në Europë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të ISIS.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin