A do t’i kërkoj Vetëvendosje falje LDK-së? Flet Ismail Kurteshi

Vetëvendosje nuk e ka shqyrtuar ende kërkesën e kërkim falje Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mirëpo, as nuk ka mohuar një bashkëpunim të mundshëm me LDK-në, kur është në pyetje themelimi i institucioneve. Ismajl Kurteshi, deputet i VV-së për Indeksonline lidhur me kërkesën e Avdullah Hotit për kërkim falje ndal LDK-së, është shprehur se nuk do […]
Vetëvendosje nuk e ka shqyrtuar ende kërkesën e kërkim falje Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mirëpo, as nuk ka mohuar një bashkëpunim të mundshëm me LDK-në, kur është në pyetje themelimi i institucioneve.
Ismajl Kurteshi, deputet i VV-së për Indeksonline lidhur me kërkesën e Avdullah Hotit për kërkim falje ndal LDK-së, është shprehur se nuk do ta “lajnë” pa përgjigje, pasi fillimisht këtë do ta shqyrtojnë.
“E kemi dëgjuar deklaratën e Hotit dhe kësaj deklarate do t’i japim një përgjigje, por përgjigja do të jetë pasi të takohemi dhe të shqyrtojmë kërkesën e Hotit, por nuk do të mbesin pa një përgjigje nga ana e VV-së” ka thënë Kurteshi.

Foto: Ismajl Kurteshi
Mirëpo, Kurteshi, është shprehur se në parim ekziston mundësia që të bashkëpunojnë me LDK-në në drejtim të krijimit të një qeverie të përbashkët.
“A jemi larg a afër një bashkëpunimi me LDK, nuk po i hi kësaj çështje, por ne kemi biseduar dhe në parim kemi thënë që ekziston mundësia që të bashkëpunojnë në drejtim të një qeverie të përbashkët, por për më shumë do t’i diskutojnë të gjitha këto para se me ardh të një marrëveshje e tillë me LDK-në” ka deklaruar Kurteshi për Indeksonline.
Një ditë më parë, Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LAA-së, ka thënë se Vetëvendosje fillimisht duhet të kërkojë falje për të gjitha veprimet e dhunshme që ka bërë, gjuajtjen e gazit lotsjellës e koktej molotovit për Policinë e Kosovës, sulmin me vezë ndaj kryeministrit Isa Mustafa, e atëherë mund të bisedojnë për një bashkëpunim me ta.












