Thaçi për gazetën zvicerane flet për Dick Martyn, Gjykatën Speciale, UÇK’në dhe dialogun

Thaçi për gazetën zvicerane flet për Dick Martyn, Gjykatën Speciale, UÇK’në dhe dialogun

Gazeta më e lexuar në Zvicër “BLICK” ka përmbyllur një cikël të gjatë të shkrimeve për Kosovën me një intervistë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë intervistë, Thaçi ka folur për qëndrimin e tij në Zvicër, për diasporën shqiptare atje, për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. […]

Gazeta më e lexuar në Zvicër “BLICK” ka përmbyllur një cikël të gjatë të shkrimeve për Kosovën me një intervistë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë intervistë, Thaçi ka folur për qëndrimin e tij në Zvicër, për diasporën shqiptare atje, për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Duke folur për diasporën e Kosovës, Thaçi ka thënë se kosovarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë duke u shndërruar në krenari të shtetit zviceran.

Thaçi për “BLICK” ka theksuar se perceptimi për shqiptarët në Zvicër tashmë ka ndryshuar, derisa shqiptarët janë plotësisht të integruar.

“Ndihemi shumë mirë që Shaqiri, Behrami, Xhaka janë ndër heronjtë e Zvicrës dhe çdo familje zvicerane do të dëshironte që ta kishte pjesë të vet. Kosovarët po i dhënë një identitet krenarie Zvicrës. Unë ndihem shumë krenar për këtë”, ka thënë ai, duke shtuar se talentet e rijnë kosovarë kanë afirmuar edhe Zvicrën në botë.

Presidenti ka thënë se diaspora është një lidhje shumë e mirë ndërmjet popujve tonë.

“Shumë nga ata njerëz që i sheh nëpër Cyrih, Sengallen, Gjenevë apo Bërn, i sheh në Prishtinë. Lidhjet tona janë shumë të afërta, vijnë tek njerëzit e familjes, farefisi, por edhe të vizitojnë vendin, të shikojnë mundësitë për jetë”, ka shtuar ai.

Presidenti ka treguar se si edhe et ka pasur fatin që në një kohë të represionit serb në Kosovë, të jetoi për tri vite me radhë në Zvicër.

“Është një kujtim i mrekullueshëm për ata njerëz dhe për atë vend. I jam shumë mirënjohës shtetit zviceran, shoqërisë zvicerane që i ka kuptuar, i ka pritur dhe i ka integruar kosovarët. Sot ndihem tepër mirë që nga njerëzit që në atë kohë vetëm kërkonin për tu strehuar në kuptimin e vazhdimit  të ekzistencës së tyre, sot janë integruar dhe janë një pjesë e krenarisë e shoqërisë zvicerane”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi është pyetur edhe për rolin që diaspora ka pas në themelimin dhe mbështetjen e luftës dhe ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK-ja është themeluar në Kosovë. Diaspora kosovare ka qenë e fuqishme në Zvicër, ajo diasporë e ka mbështet përpjekjen e luftës së popullit të Kosovës për çlirimin e vendit, kjo është e tëra. Njerëzit kanë ndarë kafshatën e gojës për të ndihmuar”, ka theksuar ai.

Në pyetjen se njerëzit e UÇK-së po shihen si pengesë në Beograd, presidenti Thaçi ka thënë se në UÇK kanë qenë 2 milionë njerëz, krejt kanë qenë mbështetës.

“Për mua çdo qytetar i Kosovës është çlirimtar. Çdo qytetar ka qenë pjesë e luftës atdhetare. Dhe gjërat e tilla nuk qëndrojnë. Unë kam qeverisur tri mandate me serbët  dhe kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Nëse mendon dikush ta ketë Kosovën pa frymën e luftës atdhetare, atëherë nuk duhet të ketë shqiptar fare”, ka vazhduar ai.

Presidenti ka bërë të qartë se Kosova nuk mund të udhëhiqet prej njerëzve lojalë të Beogradit. Sipas tij,  Kosova do të udhëhiqet gjithmonë prej njerëzve të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Në këtë intervistë, presidenti Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Sipas tij, janë të shkëlqyera, derisa Zvicra ka qenë prej vendeve të para që e ka njohur Kosovën dhe i jemi shumë mirënjohës. 
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë pajtimi dhe se dialogu nuk ka alternativë.

“Dialogu me Serbinë do të vazhdoj në një fazë tjetër, atë të normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe pajtimit mes shteteve tona, mes Kosovës dhe Serbisë, që besoj që gjatë vjeshtës mund të filloj. Pra, Kosova është një, është unike”, ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi ka treguar për vizitën e tij që ka pasur në veri të Kosovës, duke thënë se atje janë doganierët tonë, kemi policinë tonë është multietnike, janë institucionet tona.

“Natyrisht, nëse viziton Veriun është një dallim me pjesën tjetër të Kosovës se ka mbetur e pazhvilluar për shkak të bllokadave politike. Prandaj, ata njerëz kanë më tepër nevojë për zhvillim ekonomik, për vende të reja të punës se sa për nacionalizëm, apo manipulim nga Serbia”, ka thënë ai.

Presidenti është pyetur edhe për gjykatën speciale dhe akuzat e Dick Martit. Akuzat e tij, Thaçi i ka quajtur fanatastiko-shkencore dhe raporte fallco.

“Lufta atdhetare e jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër.  Që të jetë Kosova e lirë dhe e pavarur nuk ka pas vetëm miq dhe partnerë, por ka pasur edhe oponentë. Deklarimet e tilla i kam dëgjuar, por nuk humbi kohë për to”, ka thënë ai.

I pyetur për Dick Martin, Thaçi ka thënë se ai ka qenë edhe kundër pavarësisë së Kosovës, edhe kundër bombardimeve të NATO-s, kështu që burimi duhet kërkuar tek pozicioni i tij politik në raport me Kosovën. Qëllimi ka qenë qartë prezantimi i Kosovës si shtet i dështuar, gjë që nuk do të mund të arrihet, sepse historinë askush nuk do të mund ta rishkruaj”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë se Gjykata speciale duhet të shihet si një mundësi e Kosovës për larguar njëherë e përgjithmonë nga shpifjet.
Në fund të intervistës, presidenti Thaçi ka apeluar të diaspora që të integrohen sa më tepër dhe që Kosova të vazhdojë të krenohet me ta.

 

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria