Telashe për Panuccin, mungon në stërvitje lojtari kryesor

Telashe për Panuccin, mungon në stërvitje lojtari kryesor

Armando Sadiku nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit para ndeshjes që Shqipëria e zhvillon me Lihtenshtejnin. Dëmtimi i Bekim Balajt dhe përjashtimi i Sokol Cikalleshit kishte bërë thuajse fakt të kryer aktivizimin e Armando Sadikut si titullar në ndeshjet e radhës të përfaqësueses shqiptare. Por, futbollisti i cili ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës […]

Armando Sadiku nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit para ndeshjes që Shqipëria e zhvillon me Lihtenshtejnin.

Dëmtimi i Bekim Balajt dhe përjashtimi i Sokol Cikalleshit kishte bërë thuajse fakt të kryer aktivizimin e Armando Sadikut si titullar në ndeshjet e radhës të përfaqësueses shqiptare.

Por, futbollisti i cili ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës me kuqezinjtë gjatë këtyre eliminatoreve, sot ka munguar në të dy seancat stërvitore, duke krijuar jo pak dhimbje koke për trajnerin e ri i cili nuk ka një tjetër “qendër” të mirëfilltë në dispozicion.

Sadiku po kalon një virozë gripale dhe trajneri fillimisht vendosi që ta linte pushim futbollistin gjatë seancës së paradites, duke ndjekur këshillat e stafit mjekësor.

Meqë situata shëndetësore nuk u përmirësua, Sadiku mungoi edhe gjatë stërvitjes së pasdites, duke komplikuar disi edhe përgatitjet e Christian Panuccit për sfidën, pasi trajnerit i duhej të improvizonte me rolin e sulmuesit në ndeshjen që zhvilloi brenda grupit, raporton Albeu.

Duke qenë i pasigurt për gjendjen e sulmuesit e sidomos duke mos dashur që ta rrezikojë atë për testin më të vështirë, atë kundër Maqedonisë, Panucci ka monitoruar sot me kujdes paraqitjet e Llullakut, Grezdës, Ahmedit e Latifit.

Këta katër lojtarë, ndonëse asnjë nuk luan si qendërsulmues i mirëfilltë, mund të jenë alternativat mes grupit aktual, për të zënë vendin e Sadikut në formacion nëse ky i fundit nuk është në formën më optimale për ndeshjen e fundjavës ndaj Lihtenshtejnit.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova