Të rinjtë e PDK-së reagojnë ndaj statusit të Shpend Ahmetit për rastin në Gërmi

Rinia e PDK-së së Prishtinës i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili përmes një statusi ka komentuar një akt vandal në Gërmi, duke shpresuar se nuk është politik. Leutrim Retkoceri, i të rinjve të PDK-së ka shkruar në llogarinë e tij, kështu duke mohuar një gjë të tillë. Ja reagimi i […]
Leutrim Retkoceri, i të rinjve të PDK-së ka shkruar në llogarinë e tij, kështu duke mohuar një gjë të tillë.
Ja reagimi i plotë:
“Shpend Ahmeti përmes një postimi i paska dhënë ngjyrim politik një akti vandal në Gërmi. E ultë shumë prej tij si kryetar, por kjo vetëm tregon sa i pagdhendur dhe i pamatur është.
Edhe gjuhën e ke të lëshuar, por është e kuptueshme kur shok e ka Fisnik Ismailin, një rrugaç ky i rryer.
Vandalizmi është gjuhë dhe sjellje e juaja. Ti, Shpend Ahmeti, bashkë me ata mercenarët që të ka detyruar t’i punësosh Dardan Molliqaj, e keni shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë.
Ti i ke prirë grupeve të dhunshme, që kanë vandalizuar Komunën e Prishtinës.
Keni djegur vetura dhe keni kidnapuar zyrtarë. Keni sulmuar policinë dhe institucionet me gurë e molotovë. Madje, Kuvendin e Kosovës edhe me raketahedhës.
Ju jeni sinonim i vandalizmit!
Mos u viktimizo për mospunën tënde, dembel!”, ka shkruar Leutrim Retkoceri.












