Taulant Xhaka: Mbetem Kuqezi! S’iki nga Kombëtarja

Taulant Xhaka: Mbetem Kuqezi! S’iki nga Kombëtarja

Taulant Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri Kristian Panuçi, ai do të rikthehet të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese. Mesfushori i Bazelit ka thyer heshtjen pas shumë kohësh qetësie duke treguar ekskluzivisht për Top Channel një mesazh sqarues. “Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta […]

Taulant Xhaka e ka pranuar gabimin e tij dhe pas diskutimit me trajnerin e ri Kristian Panuçi, ai do të rikthehet të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese.

Mesfushori i Bazelit ka thyer heshtjen pas shumë kohësh qetësie duke treguar ekskluzivisht për Top Channel një mesazh sqarues.

“Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta dhe të fryra në media. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem nga Kombëtarja. Kam qenë dhe do të jem përgjithmonë një Kuqezi me zemër”, thotë Xhaka.

Sa i përket ngjarjes së fundit, futbollisti i përfaqësueses shqiptare e konsideron një keqkuptim që tashmë ka kaluar.

“Dua t’i uroj trajnerit të ri Kristian Panuçi suksese në këto dy ndeshje të radhës. Do ta ndjek si gjithmonë që nga sekonda e parë ndeshjen e përfaqësueses sonë. Vërtetë nuk do të mundem të jem në këto dy ndeshje, por me shpirt dhe me zemër mbetem gjithmonë brenda kësaj kombëtareje. Pres me padurim që t’i rikthehem skuadrës”, vijon ai.

Rikthimin e paqes mes Xhakës dhe Panuçit e ka bërë të ditur vetë trajneri në konferencën për shtyp në fillim të këtij grumbullimi, i cili publikisht ka deklaruar se kjo është një çështje e kaluar dhe se Taulant Xhaka është një lojtar i planeve të tij për ndeshjet e ardhshme.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova