Strategu italian: Titulli i Bundesligas është i Bayernit, nuk kemi konkurentë serioz (Foto)

Strategu italian: Titulli i Bundesligas është i Bayernit, nuk kemi konkurentë serioz (Foto)

Gjithçka është gati dhe sonte në mbrëmje Bajerni i Mynihut do të nisë mbrojtjen e titullit në Bundesligë me përballjen kundër Leverkusenit. Trajneri i bavarezëve, Karlo Ançeloti është shfaqur në konferencën për shtyp, duke u ndalur në një sërë temash që prekin ekipin e tij në këtë fillim sezoni. Ançeloti për sezonin e ri – “Jam […]

Ançeloti për sezonin e ri – “Jam shumë i kënaqur që jam përpara medieve për të folur për sezonin e ri që nis. Për çdo trajner është një kënaqësi që një sezon i ri po nis. Bajerni vjen në këtë sezon pas 5 titujsh radhazi dhe objektivi jonë është i qartë, të fitojmë përsëri titullin kampion në Bundesligë.”

Problemi i portës dhe Ulraish – Ançeloti ka folur dhe për çështjen delikate në Mynih, atë të portës. Tekniku italian ka shprehur të gjithë mbështetjen e vet për zgjedhjen numër 2, Sven Ulraish. “Sven ka bërë një punë të mirë. Kundër Dortmundit ka bërë një ndeshje të kënaqshme. Ai ka fituar më humb besim në vetvete dhe unë kam më shumë besim te ai. Sa herë ka luajtur nuk më ka zhgënjyer.”

Të dëmtuarit – “Mund t’iu konfirmoj se veç kapitenit Noier, do të mungojnë dhe Tiago Alkantara, Havi Martinez, Hames Rodrigez, Zherom Boateng dhe Huan Bernat. Të gjithë janë të dëmtuar. Hames ka nisur stërvitjen me ekipin, por do të jetë pamundur të luajë kundër Leverkusenit.

Alavba dhe Roben – “Të dy janë në formë optimale, por formacionin do ta vendos pak orë para ndeshjes. Rëndësi ka që të dy lojtarët janë gati, sepse të dy janë shumë të rëndësishëm për ekipin.”

Ekipi – “Mendoj se ekipi është i plotë dhe në formë të mirë, pavarësisht dëmtimeve. Kemi disa lojtarë të dëmtuar, por për momentin nuk përbëjnë ndonjë shqetësim serioz. Pas ndeshjeve të para të sezonit kemi pushimet e ekipeve kombëtare dhe kjo do të na japë mundësi të  rikuperojmë lojtarët e dëmtuar. Kam besim të plotë, ne kemi lojtarë shumë të mirë në ekip dhe atmosfera është e shkëlqyer. Jam i bindur se kemi të gjitha cilësitë  për të mbrojtur titullin e fituar në sezonin e kaluar.”

Rudi dhe 41-milionëshi Toliso – “Të dy mund të luajnë sikurse të dy mund të ulen në stol. Personalisht nuk më intereson se sa kushton një lojtar, unë shoh çfarë bëjnë lojtarët në fushë, jo çmimi i tyre.”

Leverkuseni – “Ne kemi bërë një analizë të plotë të Leverkusenit, ata kanë një trajner të ri, me ide të reja. Ndoshta do t’i duhet kohë të përshtaten me idetë e reja të trajnerit të tyre, por kjo nuk i heq asgjë agresivitetit të tyre. Parashikoj një ndeshje me intensitet të lartë dhe nuk duhet të harrojmë se ndeshja e parë është gjithnjë e vështirë.”

0 humbje

Për të nëntën herë Bajerni e nis sezonin si kampion në fuqi. Në 8 rastet e mëparshme bavarezët nuk kanë pësuar asnjë humbje

 

Image result for ancelotti

 

Image result for ancelotti

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova