Skandali i ndeshjes, komentatori kroat etiketoi shqiptarët si “shitës akulloresh”

Skandali i ndeshjes, komentatori kroat etiketoi shqiptarët si “shitës akulloresh”

Skandal në Kroaci gjatë ndeshjes mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut. Një nga komentatorët sportivë në televizionin kombëtar kroat HRT, Stjepan Balog, ka lëshuar fraza aspak të këndshme në adresë të shqiptarëve, duke u bërë objekt kritikash edhe në mediat e vendit të tij. Gjatë takimit të mbrëmshëm, duke dashur të theksojë idenë se të […]

Skandal në Kroaci gjatë ndeshjes mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut. Një nga komentatorët sportivë në televizionin kombëtar kroat HRT, Stjepan Balog, ka lëshuar fraza aspak të këndshme në adresë të shqiptarëve, duke u bërë objekt kritikash edhe në mediat e vendit të tij.

Gjatë takimit të mbrëmshëm, duke dashur të theksojë idenë se të gjithë luajnë futboll dhe nuk është çudi që Skënderbeu të paraqitej si i barabartë përballë Dinamos, Balog ka lëshuar një frazë të pakëndshme.

“Ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët për shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash”, ishte fraza e tij në transmetim direkt. Ndaj këtij komenti ka pasur shumë reagime, ndërsa faqja e internetit “tportal.hr” i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtyre fjalëve, duke e cilësuar shovinizëm të mirëfilltë.

“Ky është thjesht shovinizëm dhe përsëritje e stereotipit rreth një kombi. Për më tepër, ai i përfshin të gjithë në komentin e tij me fjalën ‘njihnim’. Kush janë këta që i njohin shqiptarët si të tillë? Ai do të përfshijë edhe shikuesit, ku jo vetëm nuk ka shumë persona që thonë gjëra të tilla, por ka edhe shumë shqiptarë.

Do të ishte interesante të mësonim se si Balog dhe kolegët e tij do të reagonin nëse një komentator sportiv i BBC do të deklaronte ‘ka kaluar koha kur kroatët i cilësonim vetëm si kamerierë që na sillnin pijet freskuese në bregdetin e Adriatikut dhe pastruesen që fshinte plehrat në dhomat tona’. Do të fyheshin dhe me të drejtë!”, shkruhej në këtë portal rreth komenteve të Balog.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova