Si të mbajmë stresin nën kontroll

Si të mbajmë stresin nën kontroll

Mjekët thonë se stresi ndikon në kualitetin e jetës dhe ekzistojnë metoda medicinale, të cilat ndihmojnë për të ruajtur shëndetin tonë nga pasojat e stresit. Për shkak të jetës moderne, pothuajse nuk mund të ketë person i cili nuk preket nga stresi. Mjekët thonë se janë tri lloje të stresit. Stresi akut është afatshkurtër dhe […]

Mjekët thonë se stresi ndikon në kualitetin e jetës dhe ekzistojnë metoda medicinale, të cilat ndihmojnë për të ruajtur shëndetin tonë nga pasojat e stresit.

Për shkak të jetës moderne, pothuajse nuk mund të ketë person i cili nuk preket nga stresi. Mjekët thonë se janë tri lloje të stresit.

Stresi akut është afatshkurtër dhe lidhet me ndonjë situatë aktuale, si kolonat në trafik, uria ose ndonjë lajm i papritur për diçka të pakëndshme.

Në situata të tilla vjen deri te rritja e hormoneve dhe adrenalinës. Kur të kalojë situata stresuese, këto hormone kthehen në nivelin normal, por nëse stresi vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë bëhet fjalë për stres kronik, i cili mund të jetë fiziologjik, emotiv dhe shpirtëror.

Stresi fiziologjik është i lidhur me kushtet në të cilat jetojmë. Mjedisi i ndotur, uji, ajri, sasia e pesticideve në ushqim, ndikon në krijimin e sasisë së madhe të radikaleve të lira, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin e ADN-së dhe qelizat e organizmit.

Ndaj këtij lloji të stresit mund të ndikojmë duke konsumuar ushqim të shëndetshëm, të pimë ujë të filtruar, të përdoren sa më pak kimikate në amvisëri dhe të ketë aktivitet të shtuar fizik.

Stresi emotiv vjen si rezultat i raporteve jo të mira në familje, punë dhe shoqëri. Si zgjidhje mund të përdoren këshillat e psikologëve, teknika të ndryshme, si homeopatia, aroma-terapia, joga, etj., të cilat ndihmojnë që të kthejmë balancën emocionale.

Mjekët thonë se në përgjithësi stresi është pjesë e jetës sonë, por detyrë jona është që të adaptohemi ndaj asaj që na sjell jeta dhe të gjitha problemet t’i kuptojmë si sfida, të cilat na bëjnë më të fortë dhe rezistues, në mënyrë që të ruajmë shëndetin.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve