Si arriti inteligjenca amerikane ta gjej krijuesin e Bitcoin?

Si arriti inteligjenca amerikane ta gjej krijuesin e Bitcoin?

“Krijuesi” i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, është miliarderi më i kërkuar i botës. Shumë pak njerëz të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS) dinë emrin e tij të vërtetë. Në të vërtetë, DHS nuk e pranon që ka informacion rreth identitetit të Satoshi. Ky i fundit është kujdesur që identiteti i tij të jetë sa më […]

“Krijuesi” i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, është miliarderi më i kërkuar i botës. Shumë pak njerëz të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS) dinë emrin e tij të vërtetë.

Në të vërtetë, DHS nuk e pranon që ka informacion rreth identitetit të Satoshi.

Ky i fundit është kujdesur që identiteti i tij të jetë sa më sekret duke implementuar teknologjitë më të fundit të enkriptimit në komunikimin e tij.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Satoshi Nakamotos i shpëtoi e vetmja mënyrë me të cilin DHS-ja mund ta gjente, përmes fjalëve të tij.

Duke përdorur stilometrinë, është e mundur që të krahasohen tekste për të përcaktuar autorin e një pune specifike. Përgjatë viteve Satoshi ka shkruar mijëra postime dhe e-mail-e shumica e të cilave janë sot publike.

NSA kishte arritur të përdorte një metodë të stilometrisë për të krahasuar shkrimet e Satoshi me triliona modele shkrimi publikuar nga mbarë bota.

Duke përdorur tekstet e Satoshi dhe gjetur 50 fjalët më të përdorura prej tij, NSA arriti të ndante shkrimet në 5,000 copëza si dhe analizuar secilën prej tyre për të gjetur frekuencën e përdorimit të tyre.

E gjitha kjo përfundon me një identifikues 50 shifror për secilën copëz fjale. NSA-ja vendosi secilin prej numrave në një hapësirë 50 dimensionale.

Rezultati është një “shenjë gishti” për çdo gjë të shkruar nga Satoshi e cila mund të krahasohet me çdo shkrim tjetër.

NSA-ja pastaj mori e-mail-e dhe tekste të grumbulluar nga nismat e tyre të përgjimit masiv. Fillimisht me anë të PRISM(akses i aprovuar me një urdhër gjykate në llogaritë Google dhe Yahoo) dhe pastaj me MUSCULAR (kopjimi i të dhënave mbi rrjetet e fibrave optike që mbajnë informacione nga qendrat e të dhënave) NSA kishte grumbulluar trilionë shkrime nga më shumë se 1 miliard njerëz për të gjetur identitetin e tij të vërtetë.

Përpjekja zgjati vetëm një muaj dhe rezultoi pozitive. Por kjo nuk është hera e parë që arrihet identifikimi i një njeriu duke përdorur stilometrinë. Raportues dhe anëtarë të komunitetit Bitcoin janë përpjekur prej kohësh për të gjetur identitetin e krijuesit të Bitcoin.

Problemi i tyre? Ata nuk kishin akses në trilionë e-mail-et nga 1 miliard njerëz si dhe nuk kishin një super kompjuter. Softueri i NSA-së, kanalet grumbulluese të informacionit dhe fuqia kompjuterike i siguruan agjencisë gjetjen e identitetit të Satoshi.

Por pse? Pse kaq shumë telashe për të identifikuar Satoshin? Administrata Obama ishte e shqetësuar se ai mund të ishte një agjent Rus ose Kinez dhe se Bitcoin mund të shndërrohej në një armë e cila mund të përdorej më pas kundër nesh.

Duke njohur burimin e Bitcoin, administrata mund të kuptonte qëllimet e tij. Satoshi nuk ka shkelur asnjë ligj megjithatë nuk ka asnjë informacion rreth asaj çfarë NSA-ja ka zbuluar nëse është agjent Rus, Kinez apo haker Japonez.

Morali i gjithë kësaj? Në internet nuk ka një vend ku dikush mund të fshihet. Struktura e fjalive që ju thoni është më unike sesa vetë shenjat tuaja të gishtërinjve. Nëse një organizatë si NSA kërkon tju gjejë, ka për tu gjetur. /PCWorld Albanian

Të ngjashme
Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë