Shuma marramendëse e parave që bankat në Kosovë fituan për 6 muaj

Shuma marramendëse e parave që bankat në Kosovë fituan për 6 muaj

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti 10 banka komerciale, sa operojnë në Kosovë, kanë arritur ta krijojnë një profit neto prej hiç më pak se 45.6 milionë eurosh. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak bankat kanë rritur profitin neto për 7.9 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri” Bankat komerciale në […]

Bankat komerciale në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kanë arritur ta krijojnë një profit të pastër prej hiç më pak se 45,6 milionë eurosh e ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak bankat kanë rritur profitin neto për 7.9 milionë euro.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se gjatë 6-mujorit të parë të hyrat e bankave në Kosovë kanë qenë 119.7 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ato kanë qenë 113,7 milionë euro.

Sivjet sipas raportit të BQK-së shihet se të hyrat nga interesi kanë arritur në 86.8 milionë euro, derisa shpenzimet kanë arritur në 74.1 milionë euro, ku nga kjo shumë 8.4 milionë euro janë shpenzime të interesit derisa 50.6 milionë euro janë shpenzime administrative, shkruan tutje “Zëri”.

Gjatë kësaj periudhe kohore sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e kredive është rritur për 10% duke arritur në 2.3 miliardë euro, derisa vlera e depozitave është rritur për 7.2 për qind duke arritur në 2.8 miliardë euro.

Gjatë kësaj periudhe kohore, gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se norma mesatare e interesit në kredi ka rënë në 6.8 për qind e ku për ekonomi familjare norma mesatare është 7.1 për qind, derisa për ndërmarrje 6.6 për qind.

Po ashtu edhe norma e interesit në depozita ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm në 1.1 për qind e ku për ekonomi familjare ajo është 0.9 për qind, derisa për ndërmarrje është 1.7 për qind.

Sipas të dhënave të BQK-së, 88.3 për qind e pronësisë së sektorit bankar është e huaj, derisa pjesa tjetër prej 11.7 për qind u përket biznesmenëve vendorë.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit