Shokohen të gjithë, trajnerja e fitnesit diagnostifikohet me kancer – ja fotoja që postoi në Facebook (Foto)

Një tridhjetëvjeçare që bënte jetë të shëndetshme, fanatike e fitnesit dhe që nuk pinte duhan, ka shpërndarë një fotografi zemërthyese në rrjete sociale, vetëm pak orë para se të diagnostifikohej me kancer në mushkri. Vicy Veness nga Cheltenham ka shpërndarë fotografinë e kapur në po të njëjtën ditë kur edhe është diagnostifikuar, duke shkruar “kur […]
Një tridhjetëvjeçare që bënte jetë të shëndetshme, fanatike e fitnesit dhe që nuk pinte duhan, ka shpërndarë një fotografi zemërthyese në rrjete sociale, vetëm pak orë para se të diagnostifikohej me kancer në mushkri.
Vicy Veness nga Cheltenham ka shpërndarë fotografinë e kapur në po të njëjtën ditë kur edhe është diagnostifikuar, duke shkruar “kur ke kancer jo domosdoshmërisht dukesh e sëmurë nga jashtë”, shkruan Periskopi.
Ajo postoi fotografinë duke u sugjeruar njerëzve që të bëjnë ekzaminime mjekësore.
Veness, e cila është trajnere personale fitnesi, ka bërë 18 muaj deri në diagnostifikimin e plotë të kancerit në mushkri, shkruan Periskopi.
Së pari, mjekët kishin dyshuar se ajo kishte astmën, por me analiza më të thella kuptuan se ajo tashmë vuante nga kanceri.
Mbi foton e publikuar në Facebook, ajo ka shkruar: “Së pari ju paralajmëroj se kjo mund të jetë shqetësuese për të gjithë lexuesit. Kjo foto është bërë vetëm pak orë pasi u diagnostifikova me kancer të mushkërive në fazën 4. Jam 30-vjeçare, trajnere personale, vrapuese, nuk pi duhan dhe ha shëndetshëm. Kur ke kancer jo domosdoshmërish dukesh e sëmurë nga jashtë. Simptomat mund të jetë pak të ndjeshme dhe shfaqen kohë pas kohe.”
Ajo po ashtu thotë se kjo javë për të ka qenë më sfiduesja në javën e saj.
“Por është koha që të luftojë edhe me këtë sëmundje”, ka shtuar ajo. /Periskopi/














