Sejdiu shpreson që nesër të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Sejdiu shpreson që nesër të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Brenda koalicionit PAN ka deputetë që mund të gjejnë mbështetje të mjaftueshme në Kuvend për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Pasi që, nëse nuk do të jetë Kadri Veseli kandidat për kryetar të Kuvendit, besoj se janë gjasat e mëdha që koalicioni LAA, por edhe lëvizja “Vetëvendosje”, ta votojnë një kandidaturë të tillë. Kështu ka deklaruar gjatë […]

Brenda koalicionit PAN ka deputetë që mund të gjejnë mbështetje të mjaftueshme në Kuvend për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Pasi që, nëse nuk do të jetë Kadri Veseli kandidat për kryetar të Kuvendit, besoj se janë gjasat e mëdha që koalicioni LAA, por edhe lëvizja “Vetëvendosje”, ta votojnë një kandidaturë të tillë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Korab Sejdiu, nënkryetar i AKR-së dhe deputet i koalicionit LAA.

Nënkryetari i AKR-së shpreson se kryeparlamentari të votohet të enjten (nesër) dhe më pas t’i jepet mandati koalicionit PAN që ta formojë Qeverinë.

“Nëse koalicioni PAN dështon në formimin e Qeverisë, atëherë presidenti duhet t’i kryejë obligimet dhe ta ushtrojë diskrecionin që e ka në mënyrë të arsyeshme dhe ta përcjellë mandatin tek grupi ynë parlamentar dhe te ‘Vetëvendosja’’’, shprehet Sejdiu.

Ai ka shtuar se deri më tani, përveç deputetes së koalicionit PAN, Teuta Rugova, asnjë deputet tjetër nuk ka dhënë indikacion që do të votojë pro kandidatëve të PAN-it. Megjithatë, sipas tij, deputetet janë të lirë të vendosin dhe të veprojnë të pavarur.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja