Premier Liga Angleze po vjen: Mësoni se cilën skuadër e favorizojnë bastet për t’u bërë kampion

Premier Liga Angleze po vjen: Mësoni se cilën skuadër e favorizojnë bastet për t’u bërë kampion

Premier Liga është tek dera. Pas më shumë se dy muajsh pushim, 20 klubet e kampionatit anglez janë gati të ndezin “motorët”.   Natyrisht, nuk mund të jenë jashtë loje dhe kompanitë më të mëdha të bateve, që kanë nisur të përvijojnë ekipet pretendente për të fituar titullin kampion. Nisur nga një studim i bërë […]

Natyrisht, nuk mund të jenë jashtë loje dhe kompanitë më të mëdha të bateve, që kanë nisur të përvijojnë ekipet pretendente për të fituar titullin kampion.

Nisur nga një studim i bërë nga mediat britanike, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo, Mançester Junajtid shihet si favoriti kryesor për fitimin e titullit në Premier në maj të vitit të ardhshëm.

Për kompanitë e basteve, Mançester Junajtid kuotohet i dyti pas Mançester Sitit të Pep Guardiolës, por nisur nga numri i basteve të vëna, “Djajtë e kuq” shihen nga lojtarët e skedinave si pretendenti numër një për suksesin në Premier.

Edhe pse Junajtid është mundur të martën nga Reali i Madridit në finalen e Superkupës së Evropës, kjo nuk i ka lëkundur pozitat e Junajtidit në lidhje me Premier Ligën.

Kompanitë e basteve kanë bërë me dije se pjesa më e madhe e basteve janë vënë për suksesin e Mançester Junajtidit, që kuotohet 2.5, pra shton me 150% fitimin mbi shifrën e investuar.

Për lojtarët e basteve, pretendenti numër 2 për titullin në Premier është Mançester Siti i Guardiolës, i cili për vetë kompanitë e basteve është favorit absolut me 1.89.

Pas dyshes së Mançesterit, në vendin e tretë vjen Liverpuli, skuadra e tretë për të cilën janë vënë më shumë baste.

Ndërkaq, ka rënë shumë popullariteti i Çelsit, teksa tifozët nuk besojnë shumë tek një tjetër mrekulli e ekipit të Kontes. Ndaj bastet për Çelsin kampion janë në vendin e katërt për nga numri.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova