Policia refuzon kërkesën e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame për faljen e xhumasë tek Ura e Ibrit

Policia refuzon kërkesën e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame për faljen e xhumasë tek Ura e Ibrit

Përfaqësues të Bashkësisë Islame kanë kërkuar sërish nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, që t’ju mundësohet sot falja e namazit të Xhumasë tek lokacioni i vjetër i xhamisë së Ibrit në veri të këtij qyteti, mirëpo një kërkesë e tillë është refuzuar për shkaqe të sigurisë. Qytetarët që kishin ardhur për t’u falur […]

Qytetarët që kishin ardhur për t’u falur sot këtu, u shprehën të indinjuar për mos realizimin e qëllimit të tyre. Isak Ibrahimi, njëri prej atyre që kishte ardhur të falet sot tek ura e Ibrit, tha se askund në botë nuk u ndalohet hyrja qytetarëve nëpër faltore, qofshin ato kisha apo xhamia.

Edhe Afrim Azemi, një bashkatdhetar me punë të përkohshme në Gjermani, ka bërë të ditur se është lindur dhe rritur në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas tij, ai bashkë me dy djemtë e tij kanë shfaqur dëshirën që të falen sot në veri, por nuk arritën.

Ndërsa, Izet Feka, sekretar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, u shpreh i bindur se Policia në veri do ta shqyrtojë në të ardhmen kërkesën e tyre më seriozisht dhe do të ketë në konsideratë mendimin, dëshirën, si dhe nevojën e xhematit për faljen e xhumasë në këtë lokacion. Ai ka potencuar se ky problem është më shumë politik, se sa që po orientohet në aspektin e sigurisë.

Në anën tjetër, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka qartësuar se policia asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk është kundër kryerjes së ritualeve fetare të cilitdo komunitet qofshin ato. Mirëpo, shtoi ai, për policinë është shumë me rëndësi që kryerja e këtyre ritualeve, të bëhet në mënyrën më të sigurtë për qytetarët dhe të mos ketë incidente.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja