Policia ia bastis shtëpinë drejtorit të Vetëvendosjes

Në rrjetet sociale ka qarkulluar fotografia e drejtorit të Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi. Pas kësaj ka reaguar Policia e Kosovës, e cila e ka intervistuar Ademin dhe ia ka bastisur shtëpinë. Në një prononcim për “Indeksonline”, zyrtari për informim i policisë për rajonin e Mitrovicëc, Avni Zaiti ka thënë se […]
Në rrjetet sociale ka qarkulluar fotografia e drejtorit të Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi.
Pas kësaj ka reaguar Policia e Kosovës, e cila e ka intervistuar Ademin dhe ia ka bastisur shtëpinë.
Në një prononcim për “Indeksonline”, zyrtari për informim i policisë për rajonin e Mitrovicëc, Avni Zaiti ka thënë se në shtëpi nuk është gjetur arma që Ademi është fotografuar me të.
“Është bë bastisja e shtëpisë së tij, derr më tash nuk është gjetur arma për të cilën dyshohet që ai e ka poseduar ose e posedon. Policia të gjitha veprimet i ka ndërmarrë dhe të gjitha veprimet tjera i merr prokuroria. Personi vetëm është intervistuar, jo arrestuar”, ka thënë ai.
Zaiti ka shtuar se Ademi është intervistuar si një person që dyshohet për armëmbajtje dhe jo sipas pozitës që ai e ka në komunë.












