Pesë këshilla për detoksifikim pas festës

Pesë këshilla për detoksifikim pas festës

Festat e fundvitit po përfundojnë, keni ngrënë dhe pirë mjaft dhe do të dëshironit që t’i ktheheni mënyrës së shëndetshme të jetës. Me këto pesë këshilla të thjeshta filloni me pastrimin edhe të jashtëm edhe të brendshëm të organizmit tuaj që tani! Për të bërë drejt dhe plotësisht detoksifikimin e organizmit tuaj, është e nevojshme […]

Për të bërë drejt dhe plotësisht detoksifikimin e organizmit tuaj, është e nevojshme të veproni edhe nga jashtë edhe nga brenda. Nuk keni nevojë të prisni fillimin e vitit të ri për fillim të freskët.

Këto pesë këshilla të thjeshta dhe funksionale filloni t’i praktikoni menjëherë! – transmeton Telegrafi.

1. Fërkojeni shtresën sipërfaqësore të lëkurës

Me fërkimin e shtresës sipërfaqësore të lëkurës me brushë të zakonshme do të ndihmoni shpejtimin e qarkullimit të gjakut, gjë që do të përmirësojë dukjen e lëkurës suaj. Për fytyrë lirisht mund të përdorni edhe maskë pilingu. Parimi është i tillë që me brushë trupi në të thatë fërkojeni lëkurën tuaj çdo ditë. Në këtë mënyrë do të keni lëkurë të shëndetshme dhe të shndritshme, por njëkohësisht edhe do të përshpejtoni procesin e eliminimit të toksinave nga organizmi.

2. Ujë, ujë, ujë…

Pastrimi i brendshëm kërkon zvogëlimin e ushqimit kalorik dhe të yndyrshëm, por edhe alkoolin. Për fillim, ditën do të duhej ta fillonit me një gotë ujë të vakët me lëng të freskët të një limoni. Ta filloni mëngjesin me këtë pije tashmë të verifikuar është veprimi më i mirë në çdo detoksifikim. Veç kësaj, nuk kërkon kurrfarë mundimi të madh dhe pikërisht për këtë shkak është i përsosur për fillim, të cilin mund ta praktikoni që tani.

3. Pemët si përbërës kryesorë të menysë

Jepni trupit tuaj pushim nga ushqimi i rëndë dhe i yndyrshëm, duke përfshirë edhe mishin, pa të cilin asnjë festë nuk mund të kalojë. Gjatë kohës së detoksifikikimit në menynë tuaj duhet të jenë probiotikët, smoothi, supat e perimeve të gatuara në shtëpi dhe natyrisht – perimet. Për një kohë të shkurtër menyja juaj le të jetë e përbërë nga perimet e gjelbra – lulelakra, spinaqi, sallatat…

4. Qitni vajra eterikë në vaskën tuaj

Qitni 6 – 8 pika vaj eterik (më i mirë është vaji i limonit) në vaskën tuaj në mënyrë që të nxisni detoksifikimin e efektshëm. Pas dushit mund të merrni 2 – 4 pika të të njëjtit vaj për masazhin tuaj të detoksifikimit.

5. Ushtrimet trupore

Edhe pse janë të fundit në listë, me siguri nuk janë më pak të rëndësishme. Ushtrimi trupor është ai faktori x i cili, pikërisht tërë detoksifikimin do ta bëjë më të suksesshëm. Nëse nuk jeni në ndonjë formë të kënaqshme, për fillim shëtisni apo mësoni se çfarë të mirash ju sjell – joga! /Telegrafi/

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve