Përse prindërit refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët në SHBA

Përse prindërit refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët në SHBA

Në 12 muaj e fundit, në Evropë, kanë vdekur 35 fëmijë nga fruthi. Organizata Borëtore e Shëndetësisë e ka cilësuar këtë “një tragjedi të papranueshme”. Vdekjet mund të ishin parandaluar, thjesht nga një vaksinë. Këtu në Amerikë, në shtetin e Minesotës, nga përhapja e epidemie fruthi rreth 24 persona janë shtruar në spital. Megjithatë, disa […]

Në 12 muaj e fundit, në Evropë, kanë vdekur 35 fëmijë nga fruthi. Organizata Borëtore e Shëndetësisë e ka cilësuar këtë “një tragjedi të papranueshme”.

Vdekjet mund të ishin parandaluar, thjesht nga një vaksinë. Këtu në Amerikë, në shtetin e Minesotës, nga përhapja e epidemie fruthi rreth 24 persona janë shtruar në spital.

Megjithatë, disa prindër në vendet e zhvilluara vazhdojnë t’i besojnë njoftimet e pasakta se vaksina e fruthit mund të shkaktojë autizëm tek fëmijët. Kjo është arsyeja që një numër prindërish refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre edhe për sëmundje të tjera.

Ishte vaksina ajo që i dha fund epidemisë së lisë. Një tjetër vaksinë çoi në zhdukjen e poliomelitit. Vaksinat parandalojnë gripin, hepatitin, kancerin e mëlçisë, të qafës së mitrës, të gojës dhe rreth 12 sëmundje të tjera.

Vaksinat i kanë shpëtuar jetën një numri të madh njerëzish dhe kanë parandaluar vuajtje të jashtëzakonshme. Shkencëtarët tani po punojnë për vaksinën e SIDË-s, malaries dhe tuberkulozit.

“Imunizimi dhe vaksinat janë mjetet më të fuqishme të shëndetit publik që ne kemi,”- thotë ekspertja.

Por një prej vaksinave më të efektshme, ajo për parandalimin e fruthit, shytave dhe rubeolës, po has në rezistencën e prindërve, për shkak të një studimi të diskredituar si i rremë, që e lidhte vaksinën me autizmin. Disa prindër kundërshtojnë përdorimin e të gjitha vaksinave.

“Nuk duam që t’i detyrojmë prindërit për vendimet mbi fëmijët e tyre. Është vendimi i tyre në se duan t’i vaksinojnë fëmijët,” – thotë një aktiviste.

Në Shtetet e Bashkuara, vaksinimi është çështje e të drejtës së prindërve:

“Në shtetin e Teksasit, kemi 50,000 fëmijë, prindërit e të cilëve nuk pranojnë t’i vaksinojnë,”- thotë një mjek.

Mjekët mbështesin me forcë përfitimin nga vaksinat. Mjekja Hope Scott humbi vajzën nga meningiti i pneumokokut, pesë vjet para se të dilte për përdorim vaksina për këtë sëmundje.

“Do të jepja gjithshka për të patur mundësinë që ta vaksinoja vajzën time për t’i shpëtuar jetën, por nuk e pata këtë mundësi. E kam të vështirë të kuptoj përse njerëzit bëjnë zgjedhjen që të mos i mbrojnë fëmijët e tyre,” thotë ajo.

Por t’i bindësh kundërshtarët që vaksinat luajnë rol që fëmijët e tyre të rriten të shëndetshëm nuk është e lehtë.

“Unë mendoj se qëndrimi ndaj njerëzve që kundërshtojë përdorimin e vaksinave është të respektohet mendimi i tyre dhe të mos kritikohen, por t’u shpjegohet përmes fakteve bindëse, përse përfitimi nga vaksinat është shumë i madh,”- thotë Dr. Fauci.

Në një artikull të botuar në gazetën “Seattle Times”, ekspertja për autizmin Annette Estes shkruan se “specialistët e shëndetësisë duhet të gjejnë urgjentisht një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar dhe të rizbulojnë lidhjet mes atyre që kundërshtojnë imunizimin dhe komunitetit të mjekësisë.”

Shoqata Amerikane e Mjekësisë ka në plan të vazhdojë të nxisë besimin e publikut tek siguria e vaksinave. Disa vende europiane tashmë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për fruthin dhe sëmundje të tjera.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve