Përkrahja ndaj Kosovës në përballje me Estoninë është e domosdoshme, në rast të një fitoreje kualifikohemi

Përkrahja ndaj Kosovës në përballje me Estoninë është e domosdoshme, në rast të një fitoreje kualifikohemi

Humbja e përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll nga Estonia në Tallinn (74-65) në kuadër të xhiros së katërt të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’, ishte një lajm shumë i mirë për përfaqësuesen e Kosovës, pasi që fatin e kualifikimit tash e ka në duart e veta. Përfaqësuesja jonë e ka shansin që të shtunën […]

Përfaqësuesja jonë e ka shansin që të shtunën në përballje me Estoninë në Prishtinë të regjistroj fitore, me c’ rast edhe do të kualifikohej tutje.

Përfaqësuesja jonë duhet që vetëm ta mposhtë Estoninë të shtunën në Prishtinë (pa marrë parasysh rezultatin) dhe në këtë mënyrë do të merrte pjesë në kualifikimet e Kampionatit Botëror që zhvillohet në vitin e ardhshëm në Kinë.

Këtë fundjavë, Kosova përveç lojës bindëse ka nevojë për përkrahjen e madhe të tifozëve, ashtu siç bënë në fitoren historike kundër Maqedonisë në Prishtinë, në mënyrë që të tregojë forcën e vërtetë dhe kështu të kualifikohet tutje.

Bëhet e ditur se Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet intensive për takimin e të shtunës dhe basketbollistët të udhëhequr nga kapiteni Dardan Berisha janë më të motivuar se kurrë që në fundjavë me përkrahjen e “lojtarit të gjashtë” të arrijnë deri te fitorja, e cila do ta kualifikojë Kosovën për herë të parë në histori në një garë të tillë.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:15, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radiotelevizionin e Kosovës.

Duhet theksuar se pas triumfit të Estonisë ndaj Maqedonisë janë ngjallur shpresat, kjo edhe për faktin se kundërshtari i Kosovës tashmë e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë në Grupin C dhe nuk do të sforcohet kur do të luajë në Prishtinë.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova