PDK do fitore në Gjilan me protagonistin e “Pronto”-s (Video)

PDK do fitore në Gjilan me protagonistin e “Pronto”-s (Video)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon të qeverisë me Gjilanin; komunën të cilën e kishte humbur katër vjet më parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). E për ta rikthyer fitoren në këtë komunë, PDK ka kandiduar një protagonist të “Dosjes së Shefave”. Zenun Pajaziti, i cili – siç është dëshmuar në aferën e përgjimeve “Dosja […]

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon të qeverisë me Gjilanin; komunën të cilën e kishte humbur katër vjet më parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). E për ta rikthyer fitoren në këtë komunë, PDK ka kandiduar një protagonist të “Dosjes së Shefave”.

Zenun Pajaziti, i cili – siç është dëshmuar në aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave” – së bashku me Adem Grabovcin përzgjidhte njerëz të afërt me partinë e tij për t’u emëruar anëtarë bordi në ndërmarrjen e ujësjellësit rajonal të Gjilanit, është kandidati i PDK-së në Gjilan.

Më 22 tetor të këtij viti, kur do mbahen zgjedhjet lokale, Pajaziti ka thënë se synon që të qeverisë për katër vitet e ardhshme në Gjilan.

Pajaziti u ka premtuar qytetarëve të Gjilanit trajtim të mirë gjatë qeverisjes së tij. Ka kritikuar qeverisjen e Lutfi Hazirit.

“Më 22 tetor do t’i japim fund periudhës së izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje”, ka thënë Pajaziti.

Përveç Zenun Pajazitit, në Gjilan janë konfirmuar edhe kandidaturat e Sami Kurteshit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lutfi Hazirit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). /Insajderi.com

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja