Pas golit të shënuar, Sadiku ndjehet i uritur për gola të tjerë

Pas golit të shënuar, Sadiku ndjehet i uritur për gola të tjerë

Armando Sadiku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në kampionatin polak. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë protagonist dje në takimin që Legia e Varshavës ka fituar ndaj Zaglebies, duke i ka hapur rrugën triumfit të skuadrës. Në minutën e 57-të, pas një asisti perfekt nga krahu i djathtë, goditi me një të djathtë të […]

Në minutën e 57-të, pas një asisti perfekt nga krahu i djathtë, goditi me një të djathtë të kalibruar nga brenda zonës dhe e dërgoi topin në trekëndësh. Pas ndeshjes, në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, Sadiku rrëfeu rikthimin te goli dhe polemikat që shoqëruan javët e fundit qëndrimin e tij disi në hije.

Armando, na thuaj pak çfarë mendove te gjuajtja e golit?

Mora një pasim në momentin e duhur dhe vendosa thjesht ta devijoj si duhet topin, por edhe ta gjuaj pak fort me qëllim që portieri të mos kishte mundësi ta kapte. Të mos kishte as kohë të reagonte, kjo është ideja…

A keni realizuar gol të ngjashëm më parë?

Po, kam realizuar edhe më parë. Jo vetëm në stërvitje, por edhe gjatë ndeshjes.

Patët një moment jo fort brilant këto javët e fundit…

Po, është e vërtetë, pas një fillimi të mirë, e pata disi të vështirë. E them këtë sepse m’u desh të njihja më mirë shokët e skuadrës, qoftë edhe mentalitetin e tyre.

A mendoni se i jeni përshtatur mirë tani?

Tani mendoj se situata është krejtësisht normale dhe besoj ia kam dalë mirë. Njohim më mirë njëritjetrin, jo vetëm unë, por edhe ata kanë kuptuar më mirë se si luaj. Besoj se jemi në rrugën e duhur./p.sport

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova