Paraqitje fantastike e Kosovës ndaj Estonisë, vazhdon në kualifikimet për Kampionatin Botëror (Foto)

Paraqitje fantastike e Kosovës ndaj Estonisë, vazhdon në kualifikimet për Kampionatin Botëror (Foto)

Kosova e ka mposhtur Estoninë në ndeshjen e fundit parakualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’ (75-69) dhe do të përfshihet në kualifikimet për këtë garë të madhe të basketbollit botëror.  Përfaqësuesja e jonë e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve dhe ia doli që ta mbyllte me avantazh. […]

 Përfaqësuesja e jonë e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve dhe ia doli që ta mbyllte me avantazh.

Pas dhjetëminutëshit të parë, epërsia e skuadrës nikoqire ishte dy pikë më shumë (24:22).

Përpjekjet e vendasve vazhduan edhe në çerekun e dytë, megjithëse pati një rënie të ritmit të lojës dhe këtë gjë e shfrytëzuan mysafirët.

Estonia ia doli që të kalonte për herë të parë në epërsi, ndërkohë që basketbollistët tanë patën një ngecje në këtë periudhë.

Në këtë mënyrë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shkoi në pushim me disavantazh prej tri pikësh (35:38).

Edhe pse gjatë çerekut të tretë, skuadra jonë kishte vështirësi që të arrinte te pikët e nevojshme, Dardan Berisha pati një moment shumë efektiv duke bërë që Kosova ta përmbyste rezultatin dhe të kalonte në epërsi.

Në fund të dhjetëminutëshit të tretë, përfaqësuesja nikoqire kishte epërsi prej dy pikësh (54:52). Kështu që gjithçka u vendos në pjesëlojën e fundit.

Çereku i katërt dhuroi një luftë të madhe ndërmjet të dyja skuadrave. Basketbollistët tanë që e kërkonin me ngulm fitoren, ndërkohë që as estonezët nuk lëshonin pe.

Një lojë fantastike e basketbollistëve të Kosovës në çastet e fundit të ndeshjes dhuruan spektakël dhe emocion te publiku në sallë dhe ata që e shikonin ndeshjen përmes ekranit.

Dhe loja e bukur ia siguroi Kosovës pjesëmarrjen në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’. /Telegrafi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova