Paralajmërimi i Koresë Veriore për ShBA’në: Për pak ditë ushtria jonë…

Paralajmërimi i Koresë Veriore për ShBA’në: Për pak ditë ushtria jonë…

Koreja e Veriut thotë se ka në plan që të lëshojë katër raketa në afërsi të territorit të Guam-it i cili kontrollohet nga Amerika. Media shtetërore e Koresë Veriore KCNA tha se raketa Hwasong – 12 do të kalonte mbi Japoninë dhe do t’i afrohej 30 km afër territorit të Guam-it, nëse ky plan miratohet […]

Media shtetërore e Koresë Veriore KCNA tha se raketa Hwasong – 12 do të kalonte mbi Japoninë dhe do t’i afrohej 30 km afër territorit të Guam-it, nëse ky plan miratohet nga Kim Jong-un.

Ky i fundit denoncoi paralajmërimet e Presidentit amerikan Donal Trump i cili më herët e kishte kërcënuar shtetin e Koresë Veriore me fjalët “zjarr dhe vrull”, duke u shprehur se fjalët e kreut të ShBA-së janë “pa arsye”.

Sekretari i Mbrojtjes të ShBA-së Jim Mattis tha se Pyongyang do të ishte “shumë e mbingarkuar” në çdo sulm eventual kundrejt ShBA-së dhe aleatëve të saj.

Gazetari i BBC-së Rupert Wingfield – Hayes i cili ndodhet në territorin e Guam-it thotë se kërcënimet e Koresë Veriore më shumë i ngjajnë një retorike boshe, pasi shumica e njerëzve të cilë jetojnë në këtë ishull besojnë se nëse ata me të vërtetë e sulmojnë këtë vend me raketa do të ishte një vetëvrasje për regjimin e Koresë së Veriut.

Korea Veriore njoftoi të mërkurën se kishte hartuar plane për një goditje me raketa kundër ishullit të paqësorit Guam e cila kontrollohet nga ushtria amerikane. Në këtë ishull jetojnë 163.000 njerëz.

Një deklaratë e ushtrisë koreane veriore është cituar nga mediat shtetërore të këtij vendi ku kanë thënë se “përfundimisht plani për sulmin ndaj Guam-it do të përfundohet në mes të gushtit të këtij viti” dhe më pas do të dërgohet te kreu i vendit Kim Jong-un për t’u miratuar, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

“Raketat Hwasong-12 që do të lëshohen nga KPA [Ushtria Popullore Koreane] do të kalojnë mbi Shimane, Hiroshima dhe Koichi [Kochi] qytetet e Japonisë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, duke cituar shefin e ushtrisë koreano veriore, gjeneralin Kim Rak Gyom.

“Ata do të fluturojnë 3,356.7km për 1,065 sekonda dhe do të godasin ujërat 30-40 km larg nga Guam”, vijoi Gyom.

Ministri i Mbrojtjes Itsunori Onodera u tha deputetëve se Japonia duhet të bllokojë një raketë të Koresë së Veriut të drejtuar për në Guam, në të kundërtën një veprim i tillë do të kërcënonte ekzistencën e Japonisë si një komb./Periskopi/

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj