PAN vazhdon sagën e heshtjes dhe bojkotit, çka do të ndodh nesër?

PAN vazhdon sagën e heshtjes dhe bojkotit, çka do të ndodh nesër?

Koalicioni PAN ka shumë gjasa që ta bojkotojë seancën e nesërme, të 24 gushtit, të cilën e ka kërkuar vetë si datë. Këtë të paktën e ka konfirmuar sot kryetari i AAK’së Ramush Haraidnaj, gjatë një conference për media, shkruan Periskopi. “E para po me vjen keq për kohën dhe për shtyrjen që kanë ndodhur […]

Koalicioni PAN ka shumë gjasa që ta bojkotojë seancën e nesërme, të 24 gushtit, të cilën e ka kërkuar vetë si datë.

Këtë të paktën e ka konfirmuar sot kryetari i AAK’së Ramush Haraidnaj, gjatë një conference për media, shkruan Periskopi.

“E para po me vjen keq për kohën dhe për shtyrjen që kanë ndodhur deri më tani. Pra, nuk ndihem mirë për faktin që po shtyhet deri me tani. Tjetra është që ende jemi në përpjekje që të jemi nesër në seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos mund të fillojmë. Këto shtyrje edhe pse janë humbje kohe, pra nuk po ndodh seanca e fitojnë një aspekt tjetër kohën, pra sepse bëjmë gati kohën që të jetë një nisje e qëndrueshme më gjithëpërfshirëse dhe për këtë t’iu them në njëfarë mënyre po punojmë intensivisht që këtë humbje kohe tashme ta kompensojmë me një qeveri që është më gjithëpërfshirëse që mund t’iu bëjë ballë temave në vend”, tha Haradinaj, shkruan Periskopi.

Lidhur me këtë deklaratë të Haradinajt, nga koalicioni PAN, përkatësisht nga PDK dhe NISMA, deputetë e zyrtarë të këtyre partive kanë qenë të pakontaktueshëm, duke heshtur kështu përballë një paralajmërimi të tillë.

Periskopi ka provuar gjatë ditës të kontaktojë me zyrtarë të PDK’së, qasja e të cilëve ka qenë e pamundur.

Ndërkohë, për këtë paralajmërim të Haradinajt, ka reaguar kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, i cili ka thënë për Periskopin se ‘tashmë janë mësuar që PAN të mos shkojë në seancë’.

“Çka të them, ne jemi mësuar tashmë me këto veprime të PAN’it. Seanca nesër do të zhvillohet edhe pa PAN’in. Unë do të kryesoj seancën si të gjitha herët tjera dhe nuk di çfarë them për mungesën e tyre, në rast se e bejnë këtë. Duket se më askush nuk di çfarë të thotë për këtë”, ka thënë Mikullovci për Periskopin.

Edhe deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit është dashur të mbahet që moti.

“Së pari seanca e nesërme është e vonshme sepse konstituimi i Kuvendit është dashur të bëhet kohë më parë. Pra jemi afër 1 muaj pas seancës së 3 gushtit dhe ende nuk është konstituuar Kuvendi. Kjo për shkak se Kuvendi i Republikës po mbahet peng nga koalicioni PAN dhe për shkak të një vendimi të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese’, ka thënë Haxhiu për Periskopin.

Haxhiu ka bërë me dije se Vetëvendosje nesër do të marrë pjesë në seancë dhe ka treguar se si duhet të lëvizin gjërat tutje edhe nëse PAN bojkoton seancën.

“Sa i perket seances se neserme, ne do te jemi aty. Qendrimi yne tashme eshte i qarte. Ne nuk do te perkrahim emrin e Kadri Veselit per Kryetar Kuvendi. Nese koalicioni PAN, vazhdon me lojra e pazare te ngjashme edhe pas dites se neserme, atehere gjerat duhen te levizin nga shumica ne Kuvendit te Kosoves sepse Kosova nuk e ka komoditetin te humb kohe me shume. Ne si shumice duhet te kemi nje propozim per Kryetar Kuvendi sepse koalicioni PAN e konsumon te drejten dhe qytetaret nuk mund te presin ne pafundesi, ne kete drejtim ka qene edhe letra e kandidatit per kryeminister, Albin Kurti. Ne presim levizje ne kete drejtim edhe nga ana e koalicionit LAA”, ka thënë Haxhiu për Periskopin.

Ndërkohë, edhe KMDLNJ ka reaguar ndaj situatës së krijuar, duke kërkuar zhbllokim të situatës ose zgjedhje të parakohshme.

Çka kishte paralajmëruar Albin Kurti në një letër të hapur të para disa ditëve?

Në letrën e hapur të Albin Kurtit se si të dilet nga bllokimi, ai kishte parashikuar edhe mundësinë e bojkotimit të seanës nga PAN.

Sipas Kurtit, nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë deputetët pjesëmarrës të seancës duhet të përzgjedhin një kandidat të përbashkët për kryetar Kuvendi.

Kurti shkruante:

Konkretisht, propozojmë që ne deputetët pjesëmarrës të rregullt të seancës konstituive të përzgjedhim një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht. Në atë datë, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj, atëherë ne do të votojmë tonin. E nëse PAN do ta paraqesë një kandidat, atëherë secili subjekt e deputet do të bëjë zgjedhjen e vet (sepse nisma që ne propozojmë në radhë të parë ka për synim tejkalimin e këtij bllokimi). Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë.

Kjo është letra e plotë e Kurtit:

Letër e hapur

Si të dalim nga bllokimi?

Mes zhurmës së madhe të polemikave politike, aty ku proceset humbin substancën, megjithatë dy fakte janë të qarta. Së pari, bllokimi institucional ku ndodhemi tash po e dëmton Kosovën, së brendshmi por edhe ndërkombëtarisht. Së dyti, bllokimi ka një fajtor: PAN, i cili po keqpërdor një prerogativ që ia ka garantuar një vendim i gabuar i Gjykatës Kushtetuese. Duke mos pranuar të paraqitet në seancat e Kuvendit dhe duke mos e emëruar një kandidat për Kryesinë e Kuvendit ata po bllokojnë Kosovën dhe po e gërryejnë demokracinë e saj.

Ne e dimë pse po e bëjnë këtë gjë. Kjo ndodh për shkak se u mungojnë votat, qoftë për të emëruar Kryetarin e Kuvendit që ata kanë dëshirë, qoftë për të formuar qeveri.

Mirëpo, përfaqësuesit e tjerë të qytetarëve të Kosovës nuk mund të vazhdojnë të reagojnë pasivisht ndaj kësaj tallje arrogante e të papranueshme. Ata kanë një detyrë ndaj vendit që t´i japin fund kësaj situate tejet dëmtuese. Edhe mund t´i japin fund. Më lejoni të shpjegoj se si.

Teksti i Kushtetutës i atribuon të drejtën ekskluzive për të propozuar një kandidat për Kryetar të Kuvendit “grupit më të madh parlamentar”. Ky rregull duhet respektuar. Por së pari ai duhet kuptuar. Dhe nuk ka dyshim se ajo çka do të thotë shprehja në Kushtetutë është “secili grup që ka shumicën e nevojshme për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit”, pra secili grup parlamentar që i ka 61 vota, apo më shumë se aq. Nuk ka dyshime për këtë, sepse, ndryshe nga rasti i zgjedhjes së Kryeministrit, ky rregull nuk ofron zgjidhje për ndonjë bllokim të mundshëm. Kështu që, duhet interpretuar në mënyrë të tillë që të mos mund të ndodhin bllokime.

Është e vërtetë se në vitin 2014 Gjykata Kushtetuese i dha një lexim tjetër këtij rregulli. Është po ai lexim që po ia lejon PAN-it që ta bllokojë Kosovën duke bojkotuar seancën konstituive të Kuvendit. Por ai lexim është qartazi i gabueshëm, dhe kjo mund të dëshmohet.

Gjykata është e varur nga Kushtetuta, dhe jo Kushtetuta nga Gjykata, andaj interpretimet e saj mund të përmbysen gjithnjë. Pikërisht kështu në secilin vend të botës jurisprudenca evoluon dhe korrigjon gabimet e të shkuarës. Sidomos në një rast kaq të rëndë sa ky i yni, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës kanë detyrën, e jo thjesht të drejtën, që të mos e marrin parasysh atë interpretim të gabuar dhe të ndjekin kuptimin e vërtetë të Kushtetutës.

Kjo do të thotë se, kur të mblidhet Kuvendi, një shumicë e anëtarëve të tij mund të mblidhen e së bashku të propozojnë një kandidat për pozicionin e Kryetarit të Kuvendit e më pas ta zgjedhin atë person me votat e tyre. Kjo është ajo çka planifikon të bëjë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Sigurisht, të tjerët mund të mos pajtohen me këtë. Ata do të kenë mundësi ta çojnë këtë çështje para Gjykatës Kushtetuese, e ne do t´i bindemi asaj. As që mund ta paramendojmë se Gjykata Kushtetuese do të mund të miratojë bllokimin e qëllimshëm që PAN po i bën institucioneve.

Së këndejmi, Lëvizja VETËVENDOSJE! i propozon të gjitha partive politike që udhëhiqen prej interesit publik dhe që synojnë ta mbrojnë e jo ta dëmtojnë demokracinë e Kosovës, që të na bashkangjiten në këtë nismë.

Konkretisht, propozojmë që ne deputetët pjesëmarrës të rregullt të seancës konstituive të përzgjedhim një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht. Në atë datë, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj, atëherë ne do të votojmë tonin. E nëse PAN do ta paraqesë një kandidat, atëherë secili subjekt e deputet do të bëjë zgjedhjen e vet (sepse nisma që ne propozojmë në radhë të parë ka për synim tejkalimin e këtij bllokimi). Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë.

Ne jemi të hapur për çdo propozim sa i përket kandidatit për Kryetar të Kuvendit. Ne mendojmë se ai person duhet të zgjedhet në mes të deputetëve më të respektuar e sa më pak të anshëm, sepse duhet të garantojë të gjitha palët se do të performojë në atë funksion të rëndësishëm pa mbajtur anë, duke i dërguar një sinjal qytetarëve tanë se politika në Kosovë ka filluar të ndryshojë.

Zgjedhjet bëhen për Kuvend që funksionon dhe jo që bllokon veten dhe gjithë Republikën. Pala që nuk shfrytëzon të drejtën e saj e humb atë. Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës ia njeh Presidentit të drejtën për ta thirrë seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, por në rastin kur Presidenti dështon të shfrytëzojë këtë të drejtë, neni 66.3, thotë që Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit.

Kur të marrë fund ky bllokim dhe kur të arrijmë të zgjedhim si Kryetar Kuvendi një deputet nga ata të nderuarit, atëherë do të mund të vazhdojmë me çështjen e radhës, që do të jetë formimi i qeverisë.

Prishtinë, 18 gusht 2017

Albin Kurti, deputet, i nominuari për kryeministër i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?