Albulena Haxhiu: Kështu do të veprojmë nesër nëse PAN sërish bojkoton seancën

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu thotë se seanca e konstituimit të Kuvendit është dashur të ndodh tash e shumë kohë. Ajo ka thënë se Vetëvendosje mbetet e palëkundur në qëndrimin se nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. “Së pari seanca e nesërme është e vonshme sepse konstituimi i Kuvendit është dashur […]
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu thotë se seanca e konstituimit të Kuvendit është dashur të ndodh tash e shumë kohë.
Ajo ka thënë se Vetëvendosje mbetet e palëkundur në qëndrimin se nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
“Së pari seanca e nesërme është e vonshme sepse konstituimi i Kuvendit është dashur të bëhet kohë më parë. Pra jemi afër 1 muaj pas seancës së 3 gushtit dhe ende nuk është konstituuar Kuvendi. Kjo për shkak se Kuvendi i Republikës po mbahet peng nga koalicioni PAN dhe për shkak të një vendimi të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese’, ka thënë Haxhiu për Periskopin.
Haxhiu ka bërë me dije se Vetëvendosje nesër do të marrë pjesë në seancë dhe ka treguar se si duhet të lëvizin gjërat tutje edhe nëse PAN bojkoton seancën.
“Sa i perket seances se neserme, ne do te jemi aty. Qendrimi yne tashme eshte i qarte. Ne nuk do te perkrahim emrin e Kadri Veselit per Kryetar Kuvendi. Nese koalicioni PAN, vazhdon me lojra e pazare te ngjashme edhe pas dites se neserme, atehere gjerat duhen te levizin nga shumica ne Kuvendit te Kosoves sepse Kosova nuk e ka komoditetin te humb kohe me shume. Ne si shumice duhet te kemi nje propozim per Kryetar Kuvendi sepse koalicioni PAN e konsumon te drejten dhe qytetaret nuk mund te presin ne pafundesi, ne kete drejtim ka qene edhe letra e kandidatit per kryeminister, Albin Kurti. Ne presim levizje ne kete drejtim edhe nga ana e koalicionit LAA”, ka thënë Haxhiu për Periskopin.












