Pal Lekaj kritikon Mikullovcin për seancën, kështu ia kthen ai

Replika të ashpra ka pasur në takimin konsultativ mes Pal Lekajt dhe Adem Mikullovcit. Lekaj ka thënë se Mikullovci ka caktuar datën e seancës konstituive pa u marrë vesh me partitë politike derisa ka hasur në kundërshtim të ashpër nga Mikullvci, shkruan Periskopi. “Mendoj se është e padrejtë që subjektet politike ta pendojnë zgjedhjen e […]
Replika të ashpra ka pasur në takimin konsultativ mes Pal Lekajt dhe Adem Mikullovcit.
Lekaj ka thënë se Mikullovci ka caktuar datën e seancës konstituive pa u marrë vesh me partitë politike derisa ka hasur në kundërshtim të ashpër nga Mikullvci, shkruan Periskopi.
“Mendoj se është e padrejtë që subjektet politike ta pendojnë zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit. Ajo e drejtë i takon PAN’it dhe askujt tjetër”, ka thënë Lekaj duke shtuar se Mikullovci ka thirrë seancën pa u konsultuar me partitë.
“Nuk është e vërtetë kjo që po thu. Jemi takuar se ju keni kërku se juve ju takon me dhënë kandidatin”, ka thënë Mikullovci.
“Po është e vërtetë por ne nuk jemi pajtu, kemi thënë jo pa konsulta me neve”, ka thënë Lekaj./Periskopi/












