Pacolli po shkon drejt PAN-it? Ja çfarë thotë Nitaj

Pacolli po shkon drejt PAN-it? Ja çfarë thotë Nitaj

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar zhvillimin e takimit ndërmjet liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacolli. Nitaj ka thënë se takimi është zhvilluar në shtëpinë e Pacollit dhe se ka qenë një takim miqësor e konstruktiv. “Është […]

Nitaj ka thënë se takimi është zhvilluar në shtëpinë e Pacollit dhe se ka qenë një takim miqësor e konstruktiv.

“Është e vërtet që Haradinaj e ka zhvilluar një takim përmbajtjesor, të cilin do të ta cilësoja konstruktiv e miqësor me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin në shtëpinë e këtij të fundit. Takimi për temë diskutimi ka pasur krijimin institucioneve të reja të Kosovë. Kjo nën dritën e situatës së krijuar me seancat e Kuvendit dhe me domosdoshmërinë që sa më shpejt të përfundoj procesi i formimit të institucioneve të Kosovës. Ka pas një lloj dakordimi për rëndësinë që ka procesi i votimit të kryetarit të dhe nënkryetarëve të Kuvendit dhe të votimit të Qeverisë së zotit Haradinaj”, është shprehur Nitaj për lajmi.net

Më tej, ai ka thënë se nuk është në gjendje të flas për arritjen ose jo të marrëveshjes ndërmjet Haradinajt e Pacollit, por ka thënë se edhe koalicioni PAN edhe AKR-ja janë të interesuar për tejkalimin e situatës aktuale politike.

“A ka pas marrëveshjes? Ka pas shumë spekulime ditët e fundit për shumë çështje  dhe nuk dua të spekuloj edhe më shumë thash ka pas një takim konstruktiv dhe nuk mund të flas për një marrëveshje konkrete të arritur ndërmjet Haradinajt dhe Pacollit. Por ajo që mund të them unë është se Haradinaj dhe koalicioni PAN, mirëpo edhe Pacolli dhe AKR-ja janë të interesuar që të gjendet një zgjidhje dhe Kosovës t’i krijohen institucionet. Unë nuk mund të flas për marrëveshje, për këtë punë mund të flasin vet zoti Pacolli dhe Haradinaj”, ka përfunduar Nitaj.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj