Nesër prej orës 10 deri në 12 bëhen homazhe në Kuvend për Bajram Rexhepin

Arsim Bajrami është caktuar të jetë pjesë e Këshillit për organizimin e ceremonisë mortore të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili vdiq mëngjesin e sotëm në një spital në Turqi. Siç tregon ai, trupi i pajetë i ish-kryeministrit do të kthehet nesër në mëngjes në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa më pas, prej orës 10 deri në […]

Siç tregon ai, trupi i pajetë i ish-kryeministrit do të kthehet nesër në mëngjes në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa më pas, prej orës 10 deri në orën 12 do të ketë homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Bajrami ka treguar se Rexhepi do të varroset në orën 16:30 në varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Më pas Bajrami ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e një njeriut të vlerësuar, duke treguar raportet e tij që kishte me kryeministrin e parë të vendit.

Këshilli për organizmin e ceremonisë mortore të Rexhepit do udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë: ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli, një përfaqësues nga familja, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit