Në këtë vend të Tokës temperaturat arrijnë 330 gradë celcius

Në këtë vend të Tokës temperaturat arrijnë 330 gradë celcius

Periudha e Luftës së Ftohtë ishte koha e armatosjes së shpejtë, por edhe e përparimit të shkencës, madje edhe të degëve, të cilat nuk ishin kishin të bëjnë me industrinë ushtarake. Bashkimi Sovjetik në vitin 1970 miratoi planin për shpim në thellësi të Tokës pa ndonjë synim të caktuar. Plani ishte që të shpohet sa […]

Bashkimi Sovjetik në vitin 1970 miratoi planin për shpim në thellësi të Tokës pa ndonjë synim të caktuar. Plani ishte që të shpohet sa më shumë që të jetë e mundur.

Gadishulli Kola ishte caktuar si lokacion për shpim dhe me ndihmën e këtij eksperimenti shkencëtarët rusë dëshironin të njihen me kushtet të cilat mbretërojnë në thellësi të mëdha, përbërjen kimike të tokës, karakteristikat e tij fizike dhe çfarë temperaturash mbretërojnë atje.

Për të pasur sukses, rusët shpikën shumë instrumente dhe vegla, jo vetëm për shpimin e tokës, por edhe për matje në thellësi kaq të mëdha.

Vrima më e madhe, të cilën arritën ta bëjnë është 12.226 metra, dhe kjo deri në vitin 2008 mbeti shpimi më i thellë që i atribuohet dorës së njeriut, duke ditur se është më i thellë se sa Oqeani i Qetë.

Rusët megjithatë nuk mbetën të kënaqur. Synimi i tyre ishte që të bëjnë një vrimë prej madje 15 kilometrash deri në fund të vitit 1993, por kjo u pengua nga temperaturat e larta. Në thellësi prej 12 kilometrash, shkencëtarët pritën temperatura prej 100 gradë Celsius, por ajo ishte edhe për 80 gradë më e lartë.

Në bazë të këtyre të dhënave, rusët vlerësuan se temperatura në 15 kilometra thellësi është të paktën 330 gradë Celsius, që do të thotë se mekanizmi i tyre nuk do të punojë dhe do të shkrihej sikur plastika. Përveç temperaturave, ata u befasuan edhe me zbulimin e ujit në thellësi për të cilat mendohej se ishin plotësisht të thata.

Shpimi në rajone të ndryshme vazhdoi deri në vitin 2005, ndërsa hulumtimet pushuan në vitin 2008, kur i gjithë kompleksi u braktis.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj