Milan ka shtuar intensitetin pë të siguruar shërbimet e Vidal, por jo vetëm kaq

Milan ka shtuar intensitetin pë të siguruar shërbimet e Vidal, por jo vetëm kaq

Për javë të tëra Milani u mundua t’i merrte Bajernit mesfushorin e talentuar Renato Sançes, i cili në fakt nuk arriti të shpërthejë në Mynih. Bajerni është gati ta shesë ose ta japë në huazim, por kërkon huazim me detyrim blerjeje për 40 milionë, shifër e konsideruar e tepruar nga Milani, që kërkon të drejtën […]

Bajerni është gati ta shesë ose ta japë në huazim, por kërkon huazim me detyrim blerjeje për 40 milionë, shifër e konsideruar e tepruar nga Milani, që kërkon të drejtën e blerjes, pa asnjë detyrim.

Tani nga Kili vjen një lajm i bujshëm, që po konfirmohet edhe nga mediat në Itali: Milani është gati të ndryshojë shënjestër, duke tentuar goditjen Arturo Vidal.

Mesfushori kilian, tashmë 30 vjeç, do të ishte i gatshëm të kthehej në Itali dhe kohët e fundit Interi ka tentuar ta blejë, por Bajerni nuk ka ndërmend ta lëshojë edhe për të paktën një sezon.

Milani, sipas informacioneve që qarkullojnë nga Kili deri në shtypin gjerman, ka kontaktuar me përfaqësuesit e  Vidalit, duke i ofruar një pagë të jashtëzakonshme, deri dyfishin e pagës që merr te Bajerni.

Pikrëisht këtu lind problemi: Vidal merr 7 milionë euro në Mynih dhe nuk ka shans që Milani t’i ofrojë 14 milionë, ndaj këto zëra duken thjesht presion i Vidalit ndaj Bajernit, për t’i rritur pagën.

Edhe vetë Milani zyrtarisht ka përgënjeshtruar interesimin për ish-mesfushorin e Juventusit, ndaj të shohim në ditët e ardhshme a do të bëjë ofertë, apo do të rinisë sërish bisedimet për Sançes, që është një objektiv i arritshëm, sepse Milani është klubi i vetëm që është interesuar seriozisht për portugezin.

 

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin