Mësohet se çfarë do të bëjë Behgjet Pacolli të enjten, kur mbahet seanca

Mësohet se çfarë do të bëjë Behgjet Pacolli të enjten, kur mbahet seanca

AKR-ja e Behgjet Pacollit të enjten do t’i bashkohet koalicionit PAN, duke i mundësuar këtij të fundit që të njëjtën ditë ta zgjedhë Kadri Veselin kryeparlamentar. Edhe me këto “përforcime” koalicioni PAN s’do të mundë të formojë Qeveri stabile pasi që nuk do t’i ketë më shumë se 62 deputetë në Kuvend, shkruan sot Gazeta […]

Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) po i numëron ditët e fundit në këtë përbërje. Partia e Behgjet Pacollit (Aleanca për Kosovën e Re) edhe zyrtarisht të enjten (pasnesër) do t’i bashkëngjitet koalicionit PAN, duke i mundësuar këtij të fundit që në ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit ta zgjedhë kryeparlamentar Kadri Veselin.

Megjithatë përkrahja që do t’i japë AKR-ja koalicionit PAN nuk do t’i ndihmojë këtij të fundit ta krijojë një qeveri stabile, e cila vështirë se do t’i ketë më shumë se 62 vota në Kuvend, shkruan tutje “Zëri”.

Kjo për faktin se nëse lideri i partisë, Pacolli, merr post në ekzekutiv në vend të tij në Kuvend do të ulet Imet Rrahmani nga LDK-ja, duke e lënë AKR-në me vetëm 3 deputetë.

Po ashtu nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu, disa herë ka përsëritur se edhe nëse partia e tij i bashkohet PAN-it ai nuk do t’i votojë kandidatët e këtyre të fundit. Kështu që AKR-ja vështirë se mund t’ia sigurojë më shumë se dy vota koalicionit PAN në Kuvend.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj