Mediat zvicerane ‘tallen’ me Taulant Xhakën (Foto)

Mediat zvicerane ‘tallen’ me Taulant Xhakën (Foto)

Mosgrumbullimi i Taulant Xhakës me Kombëtaren nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat zvicerane, të cilat i kushtojnë vazhdimisht vëmendje mesfushorit të përfaqësueses shqiptare, e sidomos ngjarjeve jashtë fushës së lojës që kanë lidhje me të. Sigurisht, nuk mund të kalonte pa u komentuar lënia jashtë e mesfushorit nga lista e parë e trajnerit […]

Mosgrumbullimi i Taulant Xhakës me Kombëtaren nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat zvicerane, të cilat i kushtojnë vazhdimisht vëmendje mesfushorit të përfaqësueses shqiptare, e sidomos ngjarjeve jashtë fushës së lojës që kanë lidhje me të.
Sigurisht, nuk mund të kalonte pa u komentuar lënia jashtë e mesfushorit nga lista e parë e trajnerit Kristian Panuçi.

“Përsëri jashtë Kombëtares shqiptare. Lihet mënjanë edhe nga trajenri i ri”, shkruante e përditshmja zvcierane “Blick” rreth mesfushorit të Bazelit.

“Si thonë trajnerët e rinj? ‘Çdo lojtar do të ketë shansin e tij’ apo ‘do të përziejmë kartat’. Si shprehja e parë, ashtu edhe e dyta, nuk i përkasin trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. Të paktën sa i përket Taulant Xhakës. Pasi mesfushori i Bazelit nuk është përfshirë përsëri për ndeshjet e radhës të kualifikueseve të Botërorit!”, shkruhet në artikullin i cili tregon se burimi i problemit është përplasja e famshme me Xhani De Biazin pas ndeshjes me Italinë.

“Tre muaj më vonë, italiani largohet dhe bashkëkombësi i tij, Kristian Panuçi, merr drejtimin. 44-vjeçari fillon menjëherë punën dhe viziton Xhakën në Bazel në fillimin e muajit gusht. Megjithatë, ai nuk ka shumë për të parë, pasi Xhaka i luajti 90 minutat ndaj Lucernës në stol.

Sipas mediave shqiptare, pas ndeshjes, futbollisti e ka lënë të priste disa orë trajnerin e ri të Kombëtares së tij. Ai thotë se këto janë pallavra dhe shton se kishte ‘kontakt pozitiv’ me Panuçin. Por kjo nuk mjaftoi për një vend në listën me 24 lojtarë të Shqipërisë”, shkruhet në artikullin e të përditshmes zvicerane.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova