Masat kundër terrorizmit, përforcime shtesë në zonat turistike në Shqipëri

Masat kundër terrorizmit, përforcime shtesë në zonat turistike në Shqipëri

Pas sulmeve terroriste në Barcelonë në të cilat 14 persona u vranë, policia shqiptare ka reflektuar sërish shërbim të përforcuar. Por, burimet pohojnë se ndryshe nga masat e mëparshme, Drejtoria e Antiterrorit është në gjendje gadishmërie prej kohësh dhe një ndër arsyet është edhe fluksi i hyrjeve në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Sikurse edhe […]

Por, burimet pohojnë se ndryshe nga masat e mëparshme, Drejtoria e Antiterrorit është në gjendje gadishmërie prej kohësh dhe një ndër arsyet është edhe fluksi i hyrjeve në vendin tonë gjatë sezonit turistik.

Sikurse edhe pas sulmeve terroriste në Londër, Mançester,  Paris dhe Berlin, policia shqiptare ka shtuar vëmendjen në objekte dhe zonat që konsiderohen me risk, sikurse janë ambientet publike, por edhe zonat turistike.

Burimet thonë se masa kryesore e Policisë së Shtetit lidhet me angazhimin e agjentëve të antiterrorit që po mbajnë nën vëzhgim  personat  me prirje radikale, por edhe lidhjet e tyre.

Kjo procedurë e drejtuar nga Antiterrori, por edhe Shërbimi Informativ po zbatohet në mënyrë të pandërprerë për shkak të dy dosjeve të bujshme gjyqësore që kanë në brendi që nga akuzat e terrorizmit, deri tek rekrutimet për luftime në Siri.

Njëra nga dosjet është e njohur si “Imamët”, tashmë të shpallur fajtorë edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda. Dosja e dytë ka nën akuzë vetëm në Shqipëri 4 të dyshuar dhe në Kosovë 18 të tjerë, që dyshohen se po planifikonin një sulm terrorist në stadiumin ku do të mbahej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Gjatë këtij sezoni turistik bëhet e  ditur se, veçanërisht në pikën kufitare të Morinës dhe të Qafë-Thanës agjentë të Antiterrorit që gjenden në gadishmëri kanë intervistuar persona që fillmisht janë vlerësuar si të dyshimtë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Por, megjithë masat e policisë, ndryshimet në Kodin e Procedures Penale parashikojnë transferimin për shqyrtimin e veprave të terrorizmit nga Krimet e Rënda në gjykatat e rretheve.

/ Top Channel

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja