Majlinda Kelmendi është lënduar, Driton Kuka: Shpresoj të mos jetë rëndë

Driton Kuka, trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi e cila nuk arriti të marrë medalje në Kampionatin Botëror, ka deklaruar se në përballjen e fundit kampionia olimpike luftoi e lënduar. Kelmendi u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Ai Shishime, ndërsa në luftën për të bronztën u mposht nga braziliania Erika Miranda. Pas humbjes, Kuka ka shkruar […]

Driton Kuka, trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi e cila nuk arriti të marrë medalje në Kampionatin Botëror, ka deklaruar se në përballjen e fundit kampionia olimpike luftoi e lënduar.

Kelmendi u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Ai Shishime, ndërsa në luftën për të bronztën u mposht nga braziliania Erika Miranda.

Pas humbjes, Kuka ka shkruar se Kelmendi do të kthehet edhe më e fuqishme.

“Majlinda sot fitoj 3 lufta dhe arriti në gjysmëfinale ku pësoi nga japonezja Shishime! Shpresoj që të mos jetë diç serioze por për medalje të bronztë pësoj humbje por edhe si duket u lëndua! Vendi 5 në Botëror për Kampionen Tonë Olimpike, jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme”, ka shkruar ai në Facebook.

Kuka po ashtu ka thënë se edhe xhudistja tjetër Distria Krasniqi do të nxjerrë rezultate më të mira në të ardhmen. Krasniqi doli në pozitën e shtatë në këtë kampionat.

“Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7 që është plasman i mirë por Distria ka potencial për më shumë”, ka shtuar ai.

Nesër në Botëror garojnë Nora dhe Akil Gjakova.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin