Madhështore: Gjashtë argumente pse duhet të kualifikohet Skënderbeu

Madhështore: Gjashtë argumente pse duhet të kualifikohet Skënderbeu

Ekipi korçar është shumë pranë një arritjeje të madhe, shumë të madhe, sepse do të bëhej klubi i parë shqiptar që kalon 4 ture dhe do të vriste edhe frikën e inferioritetin shqiptar në Europë. Ka bërë një hap përpara në Zagreb, me barazimin 1-1, dhe sot ka mundësi të finalizojë me sukses një ecuri […]

Ka bërë një hap përpara në Zagreb, me barazimin 1-1, dhe sot ka mundësi të finalizojë me sukses një ecuri të jashtëzakonshme në Europë për këtë sezon.

Dhe duhet ta bëjë shumë arsye:

E PARA – Duhet ta bëjë për shifrën e 3.3 milionë eurove, që klubi arkëton në rast se skuadra korçare kualifikohet në fazën me grupe të Europa League. Me një përfitim të tillë financiar, e ardhmja e klubit do të jetë edhe më e suksesshme.

E DYTA – Duhet ta bëjë për ata 11-12 mijë tifozë, që do të mbushin shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Një numër rekord tifozësh për një ndeshje klubesh, si kurrë më parë në Shqipëri. Dhe ata meritojnë të festojnë në fund të ndeshjes sot në mbrëmje.

E TRETA – Duhet ta bëjnë për Liridon Latifin, pasi do të jetë ndeshja e fundit me fanellën e Skënderbeut për talentin kosovar, tashmë i shitur te hungarezët e Akademisë Pushkash.

E KATËRTA – Duhet ta bëjnë për Orges Shehin, i cili ka folur gjithmonë për tërheqjen nga futbolli i luajtur. Një kualifikim i mundshëm sigurisht që do t’ia prishë mendjen për të vazhduar të luajë.

E PESTA – Duhet ta bëjë për të thyer rekordin personal dhe rekordin shqiptar. Skënderbeu do të shkonte për herë të dytë në grupet e Europa League, por do vendoste një rekord të ri, duke u bërë skuadra e parë shqiptare në histori, që kalon 4 ture në Europë.

E GJASHTA – Duhet ta bëjë edhe për t’u hakmarrë ndaj kroatëve, të cilët u mohuan korçarëve grupet e Champions League dy vjet më parë. Dinamo deri tani ka qenë gogol për shqiptarët, nuk kemi ëndërruar ndonjëherë të përballemi si të barabartë. Tani po e bën Skënderbeu dhe nëse kualifikohet, historia merr rrugë tjetër…

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova