Lajme të mira, ja çfarë ndodh nëse pini tre filxhanë kafe në ditë

Lajme të mira, ja çfarë ndodh nëse pini tre filxhanë kafe në ditë

Kafja është një prej pijeve më popullore në botë. Janë rreth 2,5 miliardë filxhanë me kafe që konsumohen gjatë çdo dite. Shumë studime kanë listuar të mirat e pafundme që kafja ka në organizmin tonë ashtu si edhe dëmet që sjell përdorimi i tepërt i saj, trsnsmeton Revista Class. Kafja mund të jetë rrezik për disa […]

Kafja është një prej pijeve më popullore në botë. Janë rreth 2,5 miliardë filxhanë me kafe që konsumohen gjatë çdo dite. Shumë studime kanë listuar të mirat e pafundme që kafja ka në organizmin tonë ashtu si edhe dëmet që sjell përdorimi i tepërt i saj, trsnsmeton Revista Class.

Kafja mund të jetë rrezik për disa kategori njerëzish siç janë nënat shtatzënë apo fëmijët, të cilët e kanë të ndaluar përdorimin e kafeinës në doza të larta. Një raport i fundit nga IARC vitin e kaluar zbuloi se pijet shumë të nxehta – kafe apo çaj janë një shkak i mundshëm i kancerit të ezofagut (tubi që shkon nga fyti në stomak).

Ekspertët tërheqin vëmendjen

Ekspertët që nuk kanë qenë të përfshirë në studimet e fundit kërkojnë kujdes në interpretimin e rezultateve.

Për shembull, studimi evropian përjashtoi njerëzit që ishin të prekur nga kanceri, sëmundjet e zemrës apo diabeti. Për shembull u mor grupmosha mbi 35 vjeç, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

Megjithatë, mes shumë debateve për grupmoshat apo ndikimin që ka kafja tek të sëmurët me zemër, ekspertët bien dakord deri diku në një pikë: duhet shtuar edhe një filxhan i tretë në ditë. David Spiegelhalter, profesor në Universitetin e Kembrixhit, pas studimit në disa kategori, arriti në konkluzionin se njerëzit që e kanë reduktuar kafen gjatë kohës që ishin të përfshirë në studim, kanë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore, por megjithatë nuk ishte në gjendje të provonte shkakun dhe efektin e kafes.

“Një filxhan kafe shtesë çdo ditë mund të zgjasë mesatarisht jetën e një burri për rreth tre muaj dhe jetën e një gruaje për rreth një muaj”,- shton Spiegelhalter pas studimit.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve