Lajm i keq për Ballistin, Gjykata kroate vendos për ekstradimin e tij në Serbi

Lajm i keq për Ballistin, Gjykata kroate vendos për ekstradimin e tij në Serbi

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka vendosur sërish që Ismail Morina t’i dorëzohet Serbisë. Gjykata e mori këtë vendim në një procedurë të re pasi Gjykata Supreme e Kroacisë kishte anuluar vendimin paraprak për ekstradim të Morinës, i njohur si “Ballisti”. Ai në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 kishte drejtuar […]

Gjykata e mori këtë vendim në një procedurë të re pasi Gjykata Supreme e Kroacisë kishte anuluar vendimin paraprak për ekstradim të Morinës, i njohur si “Ballisti”.

Ai në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 kishte drejtuar një dron me simbole shqiptare dhe kjo kishte nxitur nacionalistët dhe huliganët serbë të sulmojnë lojtarët e kombëtares shqiptare.

Ndeshja ishte ndërprerë. Mediat serbe, duke iu referuar autoriteteve të drejtësisë në Dubrovnik, njoftojnë se avokati i Morinës është ankuar kundër vendimit të fundit të Gjykatës së Qarkut të Dubrovnikut.

Një zëdhënës i gjykatës i ka thënë Tanjugut se vendimi për ta ekstraduar Morinën është marrë më 17 gusht. Aty theksohet se janë plotësuar parakushtet ligjore për t’ia dorëzuar Morinën Serbisë.

Morina ende gjendet në paraburgim në Dubrovnik. Gjykata Supreme e Kroacisë më 10 gusht kishte shfuqizuar vendimin e shkallës së parë, me të cilin lejohej ekstradimi i Morinës në Serbi dhe kishte kërkuar përsëritjen e procedurës.

Serbia e kërkon Morinën për shkak të veprës penale «të shkaktimit të urrejtjes fetare dhe nacionale». Morina kishte ardhur në Shqipëri në qershor pas vdekjes së të atit. (Dialogplus)

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova