Ky është ushqimi që e bën djersën e meshkujve të mbajë aromë atraktive

Ky është ushqimi që e bën djersën e meshkujve të mbajë aromë atraktive

Gëzohuni vegjetarianë! Ju mbani aromë seksi! Femrat e preferojnë aromën e meshkujve që konsumojnë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve, transmeton Telegrafi. Një studim i vitit 2015 pohon se meshkujt duhet të hanë më shumë hudhra për të pasur një aromë më joshëse, megjithatë në janar të këtij viti një studim nga hulumtuesit e […]

Gëzohuni vegjetarianë! Ju mbani aromë seksi!

Femrat e preferojnë aromën e meshkujve që konsumojnë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve, transmeton Telegrafi.

Një studim i vitit 2015 pohon se meshkujt duhet të hanë më shumë hudhra për të pasur një aromë më joshëse, megjithatë në janar të këtij viti një studim nga hulumtuesit e Universitetit Macquarie, i publikuar në “Evolution and Human Behaviour”, ka zbuluar se çelësi për aromë atraktive janë pemët dhe perimet.

Hulumtuesit kishin marrë për mostër djersët e meshkujve të cilët u ishin nënshtruar dietave të ndryshme, dhe kishin kërkuar nga gratë të tregojnë se cila djersë mban aromën më të mirë.

Ata gjithashtu u kishin kërkuar meshkujve të mbajnë një ditar me shkrim për sasinë mesatare të ushqimit që e konsumojnë.

Pas kësaj, shkencëtarët u kishin kërkuar meshkujve të veshin bluze të freskëta dhe të bëjnë ushtrime fizike. Femrat i kishin nuhatur bluzet pas ushtrimeve fizike dhe kishin treguar se sa shumë ju kanë pëlqyer, çfarë arome kanë pasur, etj.

Sipas femrave, meshkujt të cilët kishin ngrënë shumë pemë e perime automatikisht kishin pasur djersë me aromë më të mirë, ndërsa sasitë e mëdha të konsumimit të karbohidrateve kishin qenë të ndërlidhura me aroma të forta dhe më pak të kënaqshme.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve