KQZ: Certifikimi i subjekteve politike, deri në fund të gushtit

KQZ: Certifikimi i subjekteve politike, deri në fund të gushtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që deri në fund të këtij muaji të përfundojë procesin e certifikimit të subjekteve politike. Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjet në fuqi, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në rast të refuzimit, subjekti politik mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që deri në fund të këtij muaji të përfundojë procesin e certifikimit të subjekteve politike. Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjet në fuqi, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në rast të refuzimit, subjekti politik mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Të gjitha kandidaturat e dorëzuara nga subjektet politike në KQZ për zgjedhjet komunale të 22 tetorit do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjin. Certifikimi i listave pritet të përfundojë në fund të këtij muaji. Kështu pohon zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“ KQZ duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligjin për zgjedhjet lokale, deri në fund të këtij muaji do të përmbyllë procesin e certifikimit të subjekteve politike. Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të shqyrtojë të gjitha aplikimet e pranuara, pra, të gjithë kandidatët nëse janë në përputhje me ligjin dhe do t’i paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin subjekt”, tha Elezi për Radio Kosovë.

Ai pohon se vendimi i KQZ-së do të jetë mbi bazën e rekomandimeve që vijnë nga zyra për regjistrimin e partive.

“Rekomandimi mund të jetë PËR ose KUNDËR certifikimit të listës së kandidatëve. Ndaj vendimit të KQZ-së, në rast se është refuzuar certifikimi i listës së kandidatëve, subjekti politik mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa” , tha Elezi.

Në raste të tilla, zyra, gjatë shqyrtimit të aplikimeve, mund të kërkojë nga subjektet politike të bëjnë korrigjimet apo plotësimet që nevojiten.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj