Kosta i ka disa fjalë për Conte’n: Mesazhet e tua tingëllojnë si të sëmura

Sulmuesi i Çelsit, Diego Kosta, i është kundërpërgjigjur trajnerit Antonio Konte pas deklaratave të italianit se sjellja e Kostës të bën për të qeshur dhe se ai është një aktor i mrekullueshëm. Kosta tha për gazetarët se qëndrimi që Konte mbajti në konferencën për shtyp tregoi se çfarë njeriu është ai në të vërtetë. Ai […]
Kosta tha për gazetarët se qëndrimi që Konte mbajti në konferencën për shtyp tregoi se çfarë njeriu është ai në të vërtetë.
Ai e ka cilësuar “moment çmendurie” të trajnerit që t’i dërgojë sulmuesit një mesazh ku e njofton se nuk është në planet e tij të së ardhmes.
Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle ende nuk është kthyer në Londër, që nga përfundimi i sezonit të kaluar, ndërsa Konte sa herë pyetet për Kostën në këtë periudhë ka batuta dhe e merr me të qeshur.
Nga ana tjetër, Kosta nuk e ka fshehur se në këtë çështje ka një dështim të menaxherit të tij për të folur me të (trajnerin) personalisht, në mënyrë që të kuptohej përmbajtja e mesazhit.
“Teksti i Kontes ishte një moment çmendurie, mund të ndodhë, por unë mbi të gjitha kam menduar dhe jam i bindur për këtë se ai ka një mungesë të shprehur respekti.
Gjithmonë kam kërkuar që me të të flas ballë për ballë, madje këtë formë bisede e kam kërkuar dhe me pjesëtarët e bordit drejtues.
Unë kurrë nuk kam dhënë përgjigje me tekst, mesazhe të pakuptimtë, por preferoj të marr përgjigje në sy.
Kjo tregon se çfarë personi është Antonio Konte. Unë dua ta lë pas këtë histori të shpifur dhe me mesazhe çmendurie dhe dua të them se në Spanjë ndihem mirë, jo vetëm pse jam mesdhetar dhe më ndihmon klima, por se po presim momentin e duhur që të finalizojmë me Atletikon”, theksoi Kosta.












