Kosova rrezikon të luaj jashtë vendit

Kosova rrezikon të luaj jashtë vendit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të shtunën ka marr shkresë nga FIBA, në të cilën kjo e fundit e ka bërë të qartë se nëse palestra e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nuk e arrin kapacitetin e 3,000 (tre mijë ulëseve), atëherë ndeshjet për kualifikimet evropiane të Kupës së Botës […]

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të shtunën ka marr shkresë nga FIBA, në të cilën kjo e fundit e ka bërë të qartë se nëse palestra e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nuk e arrin kapacitetin e 3,000 (tre mijë ulëseve), atëherë ndeshjet për kualifikimet evropiane të Kupës së Botës “Kina 2019”, Përfaqësuesja jonë nuk do të mund t’i luaj në kryeqytet.

FIBA po ashtu e ka paralajmëruar FBK-së se më 20 dhe 21 shtator do të dërgoj Lubomir Kotleba-n, këshilltar i Sekretarit Gjeneral të FIBA-s për të inspektuar palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

“Më lejoni t’ju përgëzoj për sigurimin e një vendi në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës ‘Kina 2019’. Për të qenë sa më të përgatitur që është e mundur për ndeshjet e muajit nëntor, do të kishim pasur dëshirë që të vlerësojmë palestrën që e keni paraqitur në platformë. Kjo do të bëhet nëpërmjet një vizite inspektuese dhe në bazë të informative që i keni ofruar, palestra nuk mund të miratohet nëse nuk i përmbush të gjitha kriteret e nevojshme.

Vizita do të shërbej për të qartësuar nëse palestra mund të shfrytëzohet ose nëse mund të bëjmë përjashtim për ta shfrytëzuar atë dhe nëse masat mund të ndërrmeren në mënyrë që palestra të miratohet.

Në qoftëse disa kërkesa minimale nuk mund të përmbushen, ekziston mundësia që ju të luani ndeshjet jashtë vendit, derisa të keni palestër të përshtatshme e regjistruar në vendin tuaj.

Lubomir Kotleba, këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s do të vizitoj Prishtinën më 20 dhe 21 shtator 2017”, citohet të ketë thënë shkresa e FIBA-s.

FBK në muajin mars e kishte paraqitur për regjistrim në platformën e FIBA-s për ndeshjet kualifikuese, palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë,  por kjo palestër nuk ishte pranuar nga FIBA, pasi që ajo duhet të ketë kapacitet prej 3,000 ulëseve.

Këtë informatë FBK e kishte marr zyrtarisht nga FIBA në muajin maj dhe menjëherë të njëjtën e ka përcjell tek institucionet përgjegjëse në vendin tonë, të cilat që nga ajo kohë ende nuk kanë ndërrmarr asgjë në këtë drejtim.

Duhet theksuar se në rast se nuk merren masa të menjëhershme në këtë drejtim, atëherë Përfaqësuesja A e Kosovës, e cila së fundi ka arritur sukses historik duke e siguruar një vend në mesin e 32 kombëtareve për në kualifikimet për Kupën e Botës, do të detyrohet të luaj jashtë vendit.

Dhe sipas të gjitha gjasave nëse ndodh një gjë e tillë, Kosova nuk do të mund të luaj as në Shqipëri, si shteti i parë më i afërt fqinj, pasi njëjtë si edhe në vendin tonë edhe në Shqipëri nuk ka palestër me kapacitet prej 3,000 ulëseve.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova