Kosova njihet me kundërshtarët në kualifikimet e “Kina 2019” (Foto)

Kosova njihet me kundërshtarët në kualifikimet e “Kina 2019” (Foto)

Kosova ka mësuar kundërshtarët e mëdhenj për kualifikimet në Kina 2019. Kosova ka hyrë në Grupin C. Aty ku janë edhe Polonia, Lituania, Hungaria. Këta janë kundërshtarët e përfaqësueses së Kosovës në basketboll në raundin e parë të eliminatoreve evropiane për botërorin “Kina 2019”. Kjo u mësua sot në shortin që u hodh në Munich […]

Këta janë kundërshtarët e përfaqësueses së Kosovës në basketboll në raundin e parë të eliminatoreve evropiane për botërorin “Kina 2019”. Kjo u mësua sot në shortin që u hodh në Munich të Gjermanisë.

Për Kosovën, që është vetëm në kualifikimet e dyta të saj, sukses i madh është vetë paraqitja në këtë konkurrencë. Te raundi i parë eliminator ka arritur duke u renditur e dyta në parakualifikime, pas Estonisë, por para Maqedonisë.

Kosova me fitoret në shtëpi ndaj Maqedonisë e Estonisë ka siguruar për vete gjashtë ndeshje shumë të forta, tri prej tyre në shtëpi. Ndeshjen e parë e luan në nëntor, ndërsa më pas luan edhe në shkurt të vitit të ardhshëm dhe në qershor.

Kosova vjet luajti në kualifikime për “Eurobasket 2017” dhe i humbi të gjitha gjashtë ndeshjet. Ndër të tjera dy takime i humbi nga Sllovenia. Nuk është kjo lidhja e vetme me Slloveninë. Për Slloveninë kanë luajtur Erjon Kastrati e Gëzim Morina që këtë verë u bashkuan me Kosovën. Kastrati ka luajtur për të rinjtë e Sllovenisë dhe është përfshirë disa herë në lista të zgjeruara të përfaqësueses A, ndërsa Morina vjet luajti për përfaqësuesen A, ndër të tjera edhe ndaj Kosovës.

FBK-ja pagoi 70 mijë euro te sllovenët për t’i pasur ata në përfaqësuese të Kosovës.

Kosova ka “histori” edhe me Poloninë. Basketbollisti më i mirë i Kosovës, kapiteni Dardan Berisha ka luajtur për kohë të gjatë për Poloninë. Këtë përfaqësuese e la kur Kosova u pranua në FIBA.

 

Kosova ka mësuar kundërshtarët e mëdhenj për Kina 2019

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova