Kombëtarja shqiptare bën pjesë edhe në grupet e Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare bën pjesë edhe në grupet e Ligës së Kombeve

Jo vetëm Europian dhe kualifikueset e Botërorit. Shqipëria është gati për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në  vazon e dytë të grupit (Ligës) C të Ligës së Kombeve, momentalisht me Skocinë, Malin e Zi dhe Serbinë, por zor se UEFA do të lejojë sërish përballje me Serbinë. Përfaqësuesja e Kosovës është në grupin […]

Përfaqësuesja e Kosovës është në grupin D, vazo e dytë të këtij kompeticioni, momentalisht me Letoninë, Maqedoninë dhe Ishujt Faroe.

Dy kombëtaret shqiptare në Europë janë larg njëra-tjetrës. Vetëm disa muaj më parë Shqipëria ishte në vazon e dytë të kësaj renditje.

Ndërkohë që kuqezinjtë mund të ngjiten edhe më lart në renditjen e përfaqësueseve europiane. Liga e Kombeve ose kampionati më i ri që do të nisë në vitin në sezonin 2018-2019 dhe që do zgjasë gati një vit është gati dhe quhet Liga e Kombeve.

Kampionati do të ketë sfida që do të zhvillohen brenda një harku kohor prej dhjetë muajsh, ndërsa formati do t’i ngjasojë një kampionati kombëtar, me skuadra që grumbullojnë pikë, por edhe me ekipe që do të bien nga kategoria (grupi dhe vazoja).

Liga e Kombeve do të përbëhet nga 4 divizione, ku çdo divizion do të ndahet në 4 grupe me 3-4 skuadra, kështu ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në divizionet A–B–C–D.

Projekti i UEFA-s i konfirmuar në Azerbajxhan konsiston në krijimin e katër grupeve në kategori të ndryshme, me ngjitje dhe rënie nga këto kategori, sikundër ndodh në kampionatet normale.

Kombëtare të tilla si Italia, Anglia, Gjermania, Spanja, Franca, Holanda dhe Portugalia janë koka grupi. Fitueset e katër divizioneve do të marrin pjesë në një “final four” (katër finalistët), i cili mund të luhet në një vend neutral në verën e një viti pa kompeticione ndërkombëtare.

Gjithashtu, fituesit e çdo divizioni, përveçse do të kenë mundësi të ngjiten në kategori, gjithashtu do kenë shansin dhe për të fituar një vend direkt për në Europianin e ardhshëm.

Ideja për krijimin e një lige të re lindi rreth 4 vite më parë me qëllim që skuadrat përfaqësuese të kenë më shumë takime mes tyre përveç atyre të kampionateve evropiane, botërore apo miqësoreve.

5.25% mundësi ka Shqipëria të jetë në vazon e dytë të Ligës së Kombeve

94.75% ka shanse ekipi ynë kombëtar të jetë në vazon e tretë të Ligës së Kombeve

Grupi A

Vazo 1: Gjermani, Portugali, Belgjkë, Spanjë

Vazo 2: Angli, Itali, Zvicër, Poloni

Vazo 3: Francë, Kroaci, Islandë, Austri

Grupi B

Vazo 1: Bosnjë-Hercegovinë, Holandë, Uells, Sllovaki

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Irlandë, Rusi

Vazo 3: Irlandë e Veriut, Turqi, Çeki, Hungari

Grupi C

Vazo 1: Rumani, Danimarkë, Greqi, Slloveni

Vazo 2: Shqipëri, Skoci, Serbi, Mali i Zi

Vazo 3: Izrael, Norvegji, Bullgari, Qipro

Vazo 4: Lituani, Estoni, Finlandë

Grupi D

Vazo 1: Bjellorusi, Azerbajxhan, Armeni, Gjeorgji

Vazo 2: Letoni, Kosovë, FYR Maqedoni, Ishujt Faroe

Vazo 3: Kazakistan, Moldavi, Luksemburg, Litenshtejn

Vazo 4: Maltë, Andorrë, San Marino, Gjibraltar

 

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin