Kjo është arsyeja që e ka shtyrë Fehmi Feratin të garojë për kryetar të Mitrovicës

Kjo është arsyeja që e ka shtyrë Fehmi Feratin të garojë për kryetar të Mitrovicës

Fehmi Ferati na vjen zakonisht i buzëqeshur dhe me humor në emisionet televizive në vend. Por, ai tingëllon tejet serioz teksa konfirmon Insajderit kandidaturën për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e 22 tetorit. Qyteti i tij, thotë ai, është kapluar nga një krizë e thellë shpirtërore, dhe kjo është një nga nxitjet kryesore që të […]

Fehmi Ferati na vjen zakonisht i buzëqeshur dhe me humor në emisionet televizive në vend. Por, ai tingëllon tejet serioz teksa konfirmon Insajderit kandidaturën për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e 22 tetorit.

Qyteti i tij, thotë ai, është kapluar nga një krizë e thellë shpirtërore, dhe kjo është një nga nxitjet kryesore që të garojë.

“Po, dje kanë përfunduar zgjedhjet e brendshme. Aty me 70 për qind të votave të qendrës së VV-së në Mitrovicë jam aprovuar”, thotë Pajaziti teksa shton se Vetëvendosje ka shfaqur interesim tash e një kohë që të tentojë të fitojë në Mitrovicë përmes tij.

“E kam një masë dëshpëruese këtu sepse këtu e ka kapluar injoranca këtë vend. Nuk ka mbetur vlerë e këtij qyteti që nuk është degraduar. Tragjedia më e madhe është kriza morale, që mitrovicasve u ka humbur krenaria”, thotë ai.

“Ne mund të flasim sa të duash për infrastrukturë, por kriza është morale, shpirtërore ajo që e ka kapluar qytetarin”, ka shtuar ai, duke lënë fajtor pushtetet e kaluara për këtë gjendje.

Ai thotë nuk premton që do të bëjë mrekulli nëse arrin të bëhet i pari i qytetit, por sipas tij, ndryshimet pozitive mund të vijnë nëse ka bashkim të të gjithëve.

“Nuk bëj mrekulli, por vetëm bashku mund të bëjmë diçka. Por bashkë bëhet vetëm kur qyteti beson. Dhe vota është amanet”, thotë Ferati.

Ai është kritik ndaj mënyrës së si është zhvilluar komunikimi deri më tani mes pushtetit lokal dhe qytetarit të Mitrovicës. “Ka qenë komunikim i vrazhdë” thotë ai, teksa zotohet se do të provokojë riaktivimin e qytetarëve.

“Mendoj se duhet me provoku një vullnetarizëm qytetar këtu. Duhet me provu me riaktivizuar një qytetari aktive ku të gjithë janë pjesëmarrës në çdo proces”, thotë ai.

Në anën tjetër, Insajderi ka kuptuar nga burimet e veta se në Mitrovicë do të garojë edhe Valdete Idrizi, e cila në të kaluarën ka qenë kolege e Feratit tek emisioni Show Messelation.

I pyetur nëse ata do të ofrojnë “show” edhe në fushatën elektorale, Ferati thotë se do të tentojë të bëjë fushatë relaksuese, shkruan Insajderi.

“Sepse nuk e kam ndërmend me u marr me të bëmat e pushtetit, ashtu si VV nuk po merret më me akuzat për korrupsion, nepotizëm keqpërdorime. E mira është që VV ofron program dhe do të orientohemi vetëm ka programi. Por nëse e lypin, kam mjaft hapësirë edhe kreativet për këtë punë,” thotë ai.

Por, përveç se ka marrë përkrahje në degën e VV-së në Mitrovicë, dhe sic thotë ai, përkrahjes në qendër, Ferati tregon se ka atij i kanë dhënë përkrahje edhe “eksponentë” të PDK-së në Mitrovicë.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja