Këshilltari i lartë amerikan: Kosova kurrë nën kontrollin e Serbisë

Këshilltari i lartë amerikan: Kosova kurrë nën kontrollin e Serbisë

Këshilltari i lartë dhe eksperti i çështjeve të jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama, David L. Phillips, thotë se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. “Normalizimi nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Phillips në një shkrim autorial për Huffinton Post. Sipas […]

Këshilltari i lartë dhe eksperti i çështjeve të jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama, David L. Phillips, thotë se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Normalizimi nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Phillips në një shkrim autorial për Huffinton Post.

Sipas tij, Kosova kurrë nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë, duke shtuar se “deri tani, 114 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Por, paralajmëron se qasja e Serbisë mund të evoluojë, duke u bazuar në qëndrimet e fundit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç rreth Kosovës.

Sipas Phillips, skenari për aneksim të veriut të Kosovës nuk ka gjasa të realizohet, shkruan arbresh.info.

“Krijimi i një krize në Kosovë është një problem i rrezikshëm. Vuçiç e di se nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se veprimi ushtarak në veri të Kosovës do të shkatërronte shanset e Serbisë për anëtarësimin në BE.”

Një ujdi e madhe do të kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia sipas Phillips, dhe kjo sipas tij do të mundësonte që Kosova do të anëtarësohet në OKB, ndërsa si Kosova ashtu edhe Serbia do të vazhdojnë punën për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE, duke hyrë në BE në të njëjtën kohë.

“Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE me një qasje të re dhe nën një format tjetër, mund të çojë në një zbulim të madh, duke zgjidhur një nga konfliktet më të ashpra të Evropës”.

David L. Phillips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratave të Clinton, Bush dhe Obama. Phillips është autor i Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Shtrënguese dhe Ndërhyrja e SHBA. /arbresh.info/

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja